Post Info TOPIC: Kujtime nga Vegjelia. (Frymezuar nga H.Hesse)
Jean-Luc

Date:
Kujtime nga Vegjelia. (Frymezuar nga H.Hesse)
Permalink   


Citime nga nje liber qe te ngre mishin kokrra per peshen e rende te vertetesise ne cdo germe. Demian Herman Hesse Mbase behet teme interesante te ndash nje histori nga femijeria jone e ngjashme apo komplet kundra por qe ne fund i perngjan disi edhe asajt te nje djaloshi te fillimshekullit te kaluar.


Midis Hajdutesh


Nese do doja, mund te rikujtoja shume momente delikate nga femijeria ime: ndjenja e te qenit i mbrojtur qe prinderit e mi me dhane, natyra ime e bute, thjeshtesisht duke qene jeteplotë, ekzistence e perkenaqur ne nje ambient te embel. .....


Me pas erdhen ato vite ne te cilat une isha i detyruar te vija re egzistencen e nje shtytje brenda meje qe u detyronte te zvogelohej dhe te mcifesh nga bota e drites. Senset seksuale qe po zgjoheshin ngadale me vune perposht, ashtu sic bejne me cdo njeri, si nje armik dhe terrorist, si dicka e ndaluar joshese dhe mekatare. Ajo cfare kerkonte kurioziteti im, ajo cfare enderrat, epshi dhe frika krijuan -sekretin e madh te pubertetit - nuk integroheshin fare ne femijerine time te fortifikuar. Une sillesha si cdo njeri tjeter. Une jetoja jeten e dyfishte te nje femije qe s'ishte me femije.


 


Erdha sonte ne shtepi edhe u ula lexova pak ushqim per shpirtin, Demiani eshte i mire. Neve ishim te dashuruar me Djemte e Rruges Pal te Franc Molinarit (Hungari) po kjo e kalon pak cakun. pervec deshires qe te gjithe ta lexoni kam qef qe ketu te fillojme te veme ndollira te vogla te bukura apo te trishta te femijerise, nje teme qe do te me kontrolloje ndjenjat deri ne fund.



__________________
sparkling diamond

Date:
Permalink   

Jean Luc-o, zonje teme paske hapur mo...Mire atehere, ja nje nga ndodhite e mia me te cuditshme e qesharake te femijeri-pubertetit:


-"Po ku jam care xhanem, une sot s'kam dale as te luaj perjashta?!?! Le qe as nuk me djeg...bobo, mos kam gje tifon???????????" Ne mend me vjen vetja 11 vjecare mbi halene turke, e lemerisur nga nje substance e kuqerremte ke breket e bardha te pambukut made in Kombinati i Tekstileve (apo ishin turke?..boh!). Nena (gjyshja dmth), karshi ulerimave te mia, tenton fare e qete te me shpjegoje qe s'jam semure (shyqyr...!!!), se kjo eshte normale cdo muaj tani e tutje, ndersa e tromaksur shoh mamin qe fillon e qan "se u bera vajze, filluan hallet tani...!!!" -"Jane ne vete keto te dyja apo kane rrjedhur, s'e marr vesh..."Si Gjinoja komplet i habitur kur e pyesin ne e ka kapur fikun, injoroj totalisht ate qe po ndodh....


Ja pra, keshtu me shastisje dhe lemeri mu shpalosen papritmasi mua femijes tabu-te e pubertetit...


Sa qef o Jean Luc-o, edhe ti ne rradhet e ne dishepujve te Demian-it dhe admiruesve te stilit te arrire hessian tek pershkruan aq realisht rrugen e Sinclair-it nga femijeria ne pjekuri drejt gjetjes se vetvetes...."Ich wollte ja nichts als das zu leben versuchen, was von selber aus mir heraus
wollte. Warum war das so sehr schwer?"
("Nuk doja vecse te perpiqesha te jetoja ate cka donte te shperthente nga brenda meje. Pse ishte valle kaq e veshtire?")




__________________
mjau-mjau

Date:
Permalink   

....kur isha une 4-5 vjece ishim ne plazh (ne sarande me saktesisht), duke vrapuar drejt cadres shoh nje cun nja 5-6 vjec pa breke dhe e lemerisur uleras "ua mami ca byce" dhe fillova te qaja....

__________________
remiu

Date:
Permalink   

 une kur isha i vogel me kujtohen cunat e lagjes me nje shishe raki ne dore ( i vetmi argetim per ata te shkretet), qe vinin verdalle dyqanit te bulmetit, si e si ti prishnin mendjen ****ses, per te blere 100 Gr djath per te shtyre rakine ( koha e tallonit):


"Po amon mi 100 Gr jan te shkretat"-duke treguar majat e gishtave.


"Djathin e kam per popullin, largohuni"- bertiste ****sja.


Them me vete- sa me fat jam qe e kalova adoleshencen ne "demonkraci".


Se mos kemi lyp per naiogjo ne!!!



__________________
StaggerLee

Date:
Permalink   

viti 1980, une isha 5 vjeç. atehere mund te shkoje te komshiu per te marre noi kokerr veze noi luge kafe ose çfaredolloj gjeje tjeter. isha ne shpi me Bertin ( plakun tim, jo berti i londes), vllain dhe i shokun e vllait. ikin dritat dhe berti me jep ne dore xhezven e kafes dhe me thote:shko içik te komshiu dhe na merr i xhezve me korent. Une trimi marr xhezven ne dore dhe nisem per te komshiu. Nga mbrapa ata 3 shker***** s'e majten me dot te qeshmen dhe ja plasen gazit. Une ngela te dera e shpis si koqe me xhezven ne dore.

__________________
S-Express

Date:
Permalink   

vere, tarraca e pallatit tim, mosha nuk me kujtohet mire po rreth 11-12 vjec. nja 6 veta po benin llastiqe me tel. te gjithe me pantallona te shkurta dhe zhul. ne mes te procesit, ne tarrace hypen Vin H., ne ato kohra (dhe pothuajse dhe tani) nje pidhar me nam, atehere nja 20 vjec.


- pse, llastiqe i quani ato ju mor shkerdhata? Hajd t'ju mesoj une se si behen llastiqet!


tani, fortesia e llastikut varet nga sa here e palos telin e skeletit. Sa me shume ta forcosh skeletin, aq me shume llastik brekesh mund ti lidhesh anash dhe aq me me force dhe me larg mund ti hedhesh plumbcet


tani, Vini e morri shume perzemer kete pune dhe nen tutelen e tij u prodhuan disa llastiqe lemeri per nga trashesia e skeletit!! problemi qe se si do ti provonim..


ne ato momente ne pallatin perballe (pallati i StagerLee-se) del ne ballkon duke thurrur triko gjyshja e Lir Sh., aktualisht star i madh baleti ne Kanalin 5 ne Itali. hihihi


sigurisht, Vini e kapi i pari opportunitetin por edhe neve na lezetoi si target! pa nje pa dy, ne drejtim te saj nisen bresheri te papara plumbcesh. pas pak sekondash dhe duke vertetuar aftesite llastik-ndertuese te Vinit, nga pallati perballe degjohen ulurima, krisje xhamash dhe nje si tip zallamahie ne ballkon. 


ne keto momente kush ishte ne tarrace ja rras vrapit per poshte. Problemi ishte se une me Gent P. duhet te mblidhnim veglat qe ishin tonat se perndryshe mund te sekuestroheshin nga Loku (cuni i gjyshes qe u godit) qe pritej te vinte ne cdo moment. nuk e di pse u vonuam dhe ne vrull e siper, mblodhem sa mblodhem por katastrofa ndodhi!! Ne deren e tarraces shfaqet Loku (dhe StagerLee e njeh mire c'do me thene Loku me nene te goditur me plumbce!!!). Loku eshte i zi, i holle dhe shume nevrik!! dhe une me Gent P. u beme objekt i disa shpullave dhe ngrejtje per veshesh qe as kur benim prova per spartakiade si kam provuar.


pastaj na kercenuam te na i conin emrat dhe ke Llambi (kryetari i frontit i bllokut) per nxjerrje ne tabelen e zeze te bllokut, por per arsye gjyshesh komuniste etj, etj kete na i falen. kaq ishte!!!


ueeee sa u lodha!!! po me pelqeu shume qe e kujtova.


sot qekam qejf o qejf per pune pune......



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

dritaret e katit te trete te shkolles Fan Noli nga njera ane shohin ne drejtim te kurrizit te pallateve 9-kateshe. Aty perpara vitit 90 ka qene nje dyqan buke.....


qetesi, ore mesimi matematike. papritur degjohet nje klithme spontane, e sinqerte qe doli pak me e larte sec mund ta kish parashikuar autori


" yyyyyyyy, erdhi buka!!!!"


2-3 sec habi dhe pastaj nje gaz i papare


pastaj, nuk me kujtohet mire cfare ndodhi. nendrejtori me duket se deshte ta nxirte perjashta per prishje te ores se mesimit ndersa T.B protestonte qe e kish bere pa te keq....




__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Kete po e shkruj ne vend te Rucit.


Ke Fan Noli ne ore te msimit ,dimer! Ja fut Ruci pordhes dhe T.B. (qe me i forti klases se qe 2-3 vjet mo i modh se ne) qe e kishte ne bange i kthehet :


"Car bo mer shkerdhate se na qelbe?!"  


"Jo me bir kurve s'e bona une! Shife!"


Ul koken Turi dhe e fut poshte palltos se Rucit!!! Per pak desh i ra te fiket!


Po kur i fut**** duret Hertes nga mrapa e ma men?


Po Kolin e Tamares (sa mire qe u kujtova t'i boj i telefon) qe imitote ne ore te muzikes (me Merin) Genc Shytin qe i bishin patallonat!


 



__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Ditelindja e Klaudias fundi klases se shtate. Disko me badanije sic e deshte koha. Majtofoni si gjithmone i imi se vetem mu m'lejshin me e mor ata te shpise se me demek e kisha ble vete ne France. Po ai shkerdhate tu bredh sa anej knej bote i fallco-kontakt ke priza dhe nalote nai here ne mes te konges e ta cate trapin. Dhe ate dite u teproi ! Koli, qe permena dhe me lart, ishte tu gjujte njonen e i qe njit asaj ne nje slow scorpionesk. Kur fiket majtofoni dhe duhetedhe te nizej drita! Iken petlla Kolit dhe per gallate kap majtofonin dhe me thote mu "O Guce do ta hudh nga ballkoni se me cau trapin!"  E nigjo Ruci dhe i turret tu gerthit "MOS! MOS KOLO SE ESHTE KASETA IME MRENA!" 


Me thoni ju mu a s'e kena shokun tamon gjirokastrit!



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

kjo me siper s'me kujtohet po po ta marr si te mireqene


E shoh qe zbulimi i identitetit paska pasoja te paparishikueshme! te fuska ne bashkebisedime te gjata publike!




__________________
Une...

Date:
Permalink   


Para ca kohesh lexova perseri Letter to his Father aka Brief an der Vater nga F. Kafka.


Tani pas ca me shume vitesh kuptoj me mire qellimin pse Kafka e shkruajti kete leter dhe kuptoj me mire femijerine e pare nga syte e nje te rrituri.


Letra nuk i mberriti kurre ne dore babait te Kafkes, por nuk ka shume rendesi. Eshte sikur ai ta kete shkruar per veten, si nje forme vete-shpjegimi per te gjithe, per femijet qe kemi qene dhe per burrat dhe grate qe jemi bere, per te gjitha ato gjerat e vogla, te parendesishme atehere, qe na ndodhen ne femijeri dhe qe tani jane ndoshta kujtimet me te bukura qe na bashkojne dhe na bejne te qeshim. Si psh ajo puna e cumcakizave qe i hanim (te pakten une dhe ca te tjere) dhe i ngjisnim poshte tavolines, apo ato pulovrat lesh qe mi bente mami ne dimer qe ishin aq te trasha sa mezi levizja duart, apo soba me dru, era e cigares dhe rakise qe vinte nga dhoma e gjumit e gjy**** qe dhe tani eshte era me e ngrohte. Ndjenja qe babi eshte nje "tiran" i heshtur i pameshirshem dhe mami servile e tij me raste dhe aleatja jone me kushte.



Bindja qe "shpia" asnjehere nuk na kupton. Lemeria te zbuluarit qe ke rene ne dashuri, apo rebelimi dhe perhumbja ne endrra per nje bote tjeter pa e menduar asnjhere se te gjitha keto botet e tjera do na benin vetem qe te vleresonim me shume ate boten e vogel te femijerise prej nga erdhem.(?!)


Jeta (dhe Kafka ketu njesoj si mua e mendon:) nuk eshte nje puzzle kinez, cdo gje eshte me komplekse, por te gjitha keto "kujtimet e vegjelise" na e bejne te gjitheve, jeten dhe vdekjen, pak me te lehte.



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

Guce mos na shkerdhe topikun me karizma!


Si si le naj here dallaveret mor jahu



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Une tani, i vogel bashke me Piskon akoma me te vogel ne maje te fikut duke ngrene. Psiko perpara ke dega une nga mbrapa....: ej se sna mban me duket...ec ec dhe i cik ...edhe i cik krrau bie psiko i shkrete mu ne beton, une persiper psikos dhe gjusma e pemes (fiku u nda ne mes) persiper te dyve

meqe u hap tema e pemeve po haja njehere mana ne maje te pemes (kush e mban mend ate manin e madh te bardhe ke blloku) dhe rashe nga nje lartesi afro dy kate ...direkt ne mut.

PS: o express po ku je se po te kujtonim mbreme na morri malli keptui noi tel a na nis numrin

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Rucke na u indinjove ti mo?! Po pse mo Rucke?! Po ti s'ma men nai karllik timin? Mos me thuaj qe jo se do deshperohesha shume qe atehere jo e tani vu me karlliqe une.


Sidoqofte ketu kane dal aq te palara sa qe per keto karlliqe s'ke pse e vret menien. Te gjej une ty nje arsye taman qe ta vrasesh meien. Te llogarisesh car ore te nisesh per ke festa javes tjeter!



__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

Shume e veshtire te mbash mend karlliqet e Guces....mjafto te mash men nj dite me pare....guce do te te censuroj po na i preke zemrat sensuale te njerezve se kjo s'eshte teme debati apo skupto ti?.....a e merr vesh car po thone njerezit....s'eshte puna e majtofonit tat.....

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Bo sa çarse keto postat e funit nga Zhan-lyku!!!!


Ku e pe ngacmimin e zemrave sensuale (s'e kisha nigju naihere kete) mer amon. Ta siguroj une qe Ruci s'ka pas asnje lloj afiniteti sensual me Kolin, Turin apo ku di une se me ke nga çunat e klases. Pra jo! s'po e kuptoj fare se ku e ke hallin! Me sa maj men para ca ditesh me the te mos beja si polic e tani me duket se po bo si i plotfuqishmi lagjes pa arsye!!! 



__________________
idea:

Date:
Permalink   

me falni per nderhyrjen çuna po po e jap edhe une deshmine nga femijeria ime dhe e ububu-së
une duhet te isha reth tre kater vjeç ajo shtate tete. ishte periudha qe flitej per njeriun me nishan = ( nje i çmendur qe ishte arratisur nga çmendina dhe qe akuzohej edhe per manjakeri e pedofili) ububuja ishte e terorrizuar nga historite qe qarkullonin mbi te dhe si rrjedhoje kishte frike te shkonte ne "hale te gomereve vetem" mire po mami nuk donte ta shoqeronte sepse presupozonte qe ububuja tashme ishte mjaft e ritur per tu shuruar ne hale te gomereve vetem.
por ububuja na kishte frike.
dhe meqenese idea: ishte nje moter shume e dashur u propozua ta perkrahte ne deshperimin e saj dhe ta shoqerontene halene e gomereve me nje dritare te rrumbullaket qe reflektonte hijet e shkolles dhe te pemeve perballe pallatit qe krijonin figura fantazmagorike te frikshme , siç deshmon sot e kesaj dite ububuja.
une e mira e shoqeroj.
ajo ul breket, zhurmat e çiçit fillojne degjohen nen perplasjen e tyre kundrejt halese turke, aty ideja: (une) perfitoj nga rasti per te bere nje shaka jo aq te mirepritur nga ububuja.
dal jashte sterzgjatem per te ariturr tek çelesi i drites dhe bertas "njeriu me nishan " duke e fikur driten dhe duke terhequr deren
ju mbase nuk e imagjinoni dot por ububuja duke dale nen ulerimat dhe shurren nder shale me ca grimasa terrori eshte gjeja me e dhime qe kam pare qe kur isha 4/5 vjeç
as ajo s'e ka harruar.
faleminderit

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Na dhe nje tjeter meqe vendosa qe boll punova sot kshu qe shte momenti: si te relaksohemi ne orarin e punes.

Une me Psikon po na e kishte qefi qe te beheshim peshkatare dhe te kapnim pshk te madh nga liqeni. Tani u rritem thame dhe ska me lezet me kavanoz/qese me buke duke kapur cironka. Duam te kapim peshq te kuq ke liqeni qe ti mbajme ke govata ne shpi.

Dakort, mire deri tani. Ca na duhen? Kallama. Skemi kallama,..shkopa!. Kshuqe duke mos e pasur fare idene se si kallami duhet te jete i holle dhe te vije duke u holluar akoma nga maja etj,..dalim nga liqeni preje dy dege te mira nga nje peme (pak me te trasha se nje sallam turist nga fillimi deri ne fund: ).I kruajme i pastrojme etjeretjer. Marrim filispanje dhe i lidhim nja kater metra ke maja, tapen me tape vere dhe grepi ne maje. Pa plumce !!

Nisemi nga liqeni te lumtur me dy drrasa ne kurriz te secilit,..kushedi ca te qeshme benin njerezit rruges po ne ishim aq thelle ne lumturine tone saqe nuk ja pordhem asnjerit.

Ulemi ke liqeni, nxjerrim fetat e bukes, i shtypim ca dhe i vejm ne maje te grepit.

Tani, veshtiresia numer nje : me gjithe ate drrase te madhe nuk e gjuaje do filispanjen per me teper qe skishte as plumc dhe per me teper akoma (sic dihet filispanja duhet te jete vetem pak me e gjate se kallami qe te mund te kesh krah ta hedhesh), filispanja jone ishte te pakten kater here sa shkopi. Hmmmmm mire !! e kapim filispanjen me dore..e hedhim shtremba shtrema dhe ulemi te dy te lumtur fare ne breg duke mbajtur dy drrasa dhe shifnim si rrinin tapat ne uje.

Skapem gje !! ti qi nenen ...deri sa vjen pas ca nje kushuri i larget i joni dhe na e shpjegoi ne te dyve qe e shifnim ne bire te syrit te mahnitur dhe ja gllaburinim fjalet nga goja.

Qe nga ajo dite, aftesite tona si fabrikues veglash peshkimi dhe peshkatare u rriten eksponentish dhe vazhduan ashtu deri ne ditet e mevonshme kur peshkatare te vjeter te lagjes (jevgj) vinin dhe mi kerkonin borxh mua kallamat e mi te shkelqyer dhe te te gjitha llojeve (te medhenj dhe te gjate per larg, te holle dhe delikat per gjueti simpatike etj etj, te apo paprere me tuba bakri per montim cmontim te shpejte, te gjithe te pjekur me dashuri ke furnella me vajgur dhe te stazhonuar per kohe te gjata ne ballkon)

Ahhhhhh !!! nuk ka si lumturia kur nje karas i vogel ta terheq tapen tip tip lehte me lezet, jo peshk i madh,..peshqit e medhenj jane per amatore dhe te pangopur,...dhe ti ben nje levizje harkore, nga poshte lart dhe veri jug, dha ja fut grepin ne faqe. E nxjerr dhe shef i mrekulluar se si ne fakt nuk eshte karas ,....por PESHK I KUUUUUUUUUQQ shkelqen i bukur dhe zemra ta ben baf baf sikur do te te dali jashte nga gryka ....

sa bukur sa bukur


__________________
Guçja

Date:
Permalink   

KRIMINELE! Na i vrate tere peshqit! Dhe ne shajme ata te gjoret qe vrasin peshk me dinamit! Jo or jo s'kane faj ata! Ju e keni fajin me ato veglat tuaja qe na i paskeni dhene edhe me qera! Ju duheni denoncuar!


Nga nje i inatosur qe s'ka pas nai here kallam aq te mire sa c'thote ky!



__________________
une

Date:
Permalink   

......ah po se harrova ........ti zgjidh integrale!!

__________________
une

Date:
Permalink   

hej Guce, jo per gje se po dukem sikur kam noj inat me ty po ti qeke si shume zevzek!!!
jo duhan, jo konjak, jo peshkim po ca dreqin ben ti per qef o burre.............?!!!!




__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


Hahaha, Guce mos e rruj fare plako se nuk jam i indinjuar fare! vazhdo boj qejfin tat si te ta kete enda. rasti jot eshte i pakrahsueshem...... kaq, mbaroi!!


tani te mundohem te kujtoj ndonje detaj te gezuar feminor se shume dolem nga topiku....


 


 



__________________
ububu

Date:
Permalink   

per pronarin e kjoskes, trego ndonje gje nga koha kur ke luajtur te filmi gabimi hihihi

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Qe thu ti, une, ne ju sqarojme qe s'eshte nevoja te pish duhan (asnje lidhje me qefin s'ka duhani) ose konjak qe te besh qejf. Kur do me pi robi dhe te zgjohet pa asnje problem (dhimbje koke etj) i mjafton te pi raki baçje ose tekila. Mua pijet me ngjyre s'me pelqejne se kane lidhje farafisnore me lloj lloj kimikatesh e ku di une se car. Po kjo eshte çeshtje gustosh. Dhe mos harroni qe qefi behet me njerzit e jo me pijet! Keto te funit mund ta shtojne pak po pate rob çares rrotull pi sa te dush i rru bythen qejfit! Te pakten kshu me ka ndodh mua!


Kurse per peshkimin me ke moskeqkuptuar ti mua! Se une e kisha (sic e kam thene ne fund te postes) me faktin qe Kikja paska pas kallam me te mire per te peshkuar PESHQ (e preçizoj se tani qe u rritem ka edhe lloje te tjera peshkimi). Po si çdo çun edhe une i kam derdh gjyshes sheqerin per te marre qesen. Ose kam honger shpulla kur vonohesha neper katunet perreth duke u mundu me gjet kalloma te gjate. Biles ne te tilla raste dukej sikur baballaret tane kishin vone nai bast kujt i kerciste shpulla me fort.


Po ti, une, kush je e nga me njef per zevzek se nga shume ankesa per mua kjo qe e re!


O Kike kur ta kete lexu une kete posten hiqe se e qiva fare topikun!



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

ky eshte topik qe ja vle ta marresh seriozisht ;) ... mir eshte qe forumbsat te fillojne qe nga kujtimet me te hershme...dhe me pas te vazhdojne kronologjikisht. ato kujtime ku jane perzjere imazhet qe mban mend secili me gjerat e treguara nga me te medhenjte. po jap ne mirkuptim nje shembull nga te mite ne forme historie qe gjithmon kam pas qejf ta tregoj. do e ndaj ne kujtimet e treguara dhe ato qe mbaj mend dhe po e tituloj:


nje nga qente e pavlovit te fisit

po sqaroj ca gjera thelbesore ne dobi te vazhdimit. un jam me i vogli nder kusherinjt e pare me nje diferenc te thelle me ta. sapo kisha mesuar te ecja mire dhe kisha nje fjalor prej maksimumi 100 fjalesh...nder te cilat per te pagerat perdorja fjalen "kak" sepse "mut" perdorej vetem nga te rriturit kurse nga une asociohej me situaten qe vijon...


nje nga djemte e tezes(pavlovi i fisit) sa here me takonte me hidhte perpjete duke me dhene nje nga ndjesite me te kendshme afer orgazmes(me te cilen do e krahasoja ca me vone:)) qe mund te provoje nje bebe. para se te bente ket gje nuk me pyeste normalisht "a do mikeli hopa?" por gjithmone me pyeste "a do piceli mut?"---sqarim...une veten e quaja piceli e jo mikeli per arsye artikulimi qe dihen---...kjo esht pjesa e treguar nga te tjeret

cka mbaj mend une eshte qe rrija mbi divanin(ato te vjetrit me susta te ndare nga kanapeja dhe rafti) perballe deres se kuzhines dhe sa here qe na vinte ne shpi pavlovi ne fjale filloja te hidhesha perpjet mbi divan nga gezimi duke ulerit me sa kisha ne koke... "PICELI DO MUT!"..."PICELI DO MUT!!"

e pra dhe sot e ksaj dite ate rob un e theras pavlov shkurt pavli...emrin e ka josi dhe per ironi te fatit eshte neurolog...

__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


Hej, ky Josi a ka ndonje lidhje me dike qe quhet Flonja?



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

jo plako...njifke ndonje josi tjeter neurolog ti :)...le ta leme topikun per at'qe eshte

__________________
olele

Date:
Permalink   

kur isha une e vogel, me kujtohet qe na vinte te lagjia ai çuni i bukur qe luante rrolin kryesor te filmi gabimi dhe gjithe gocat e vogla te lagjesh kenaqeshin, apo s'kishte edhe patina ai!!!!

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Ej shifeni kete qe thote Xoxa se eshte me verte shume e dhime! Mu me kishte more molli qamet per "cufo cufo o gjumash shko ne shkolle avash avash!"

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

per te vazhdu ato te Guces (qe na ngjallen kujtime shume te bukra):

Kati i trete, shkolla Fan Noli, provim. Tur B. ulet mprapa Rucit te kopjoje. Rucit i duhet i cope leter "e piset" me bo ca ushtrime para se t'i hudhi ne provim (ju kujtohen keto?). Ruci peshperit ne fshehtesi mos t'a nigjonte zysha "o Turo, m'jep i cope leter." Turi me indeference dhe ze te larte: "Car' do Ruco?" Ruci perserit cfare tha me te njejten ton. Turi perseri me te njejtin ton: "car' thu mer' Ruc se s'te nigjoj!" Ruci nderkohe esht bo i kuq ne ftyre prej sikletit. Zysha e shef qe dicka po ndodh e drejtohet anej. Turi (prape me zo te nalte)"aaaa...dashke leter. Thashe se dojshe naj pergjigje."

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Me rob shpie Shqipo eshte Ledio me duket! Ti je mer? Po si mer kellire je zhduk totalisht nga cdo lloj qarkullimi?! Me shkruj ke ajo adresa emailit qe dhashe te topiku Bajromit!

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Guce, ai majtofoni kuq ka qene i modh vallahi, pavaresisht se ishte vec nja 1.5 W. Toshiba ka qene apo jo?

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Prit edhe i tjeter. I them une Rucit (po ne vitet e feminise): "Ja me erdhi Mexi e Gent K. e me bllokuan deren (sinonim per "me zune deren")." Dhe Ruci, i merakos "si, t'a prishen deren eee?"

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

po plako toshiba me tek kasete. Po sa mire e make men mer daje!


Po varja atij po na thuj ka je noshti e si ike punet! Kom pyte perhere ke dyqoni per numrin tat po asihere s'me qello njeri qe te me maroi pune. Po ne Tirone pse s'ke ardh fare mer plak? Mos mu bej çifut po ec per vitiriu te bojme i dore gallate.



__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Historite me Rucin nuk kane te marume - Ruco, po te jesh tu i lexu keto, na i bo hallal eee?

Tarraca e pallatit te Rucit dhe Pjetrit. Mas mesimit. Para se me dal nga shkallet ne tarace, ato te Rucit kishin bo nje "storage" me majt drute. Se ku ishte mbledh i kodrinez me rone e zhavorr. Lufte dyshe-dyshe (Ruci, Mexi, Gent K. e dora vete), 2 nga mbrena "storage", dy nga perjashta. Ato ka perjasht gjushin me zhavorr, ato ka mrena me dru. Fishkellente druni siper kokes si pasneser. Deri sa doli gjyshi i Rucit me shkop ne dore e na kapi e na i skuqi ca bythet.

__________________
StaggerLee

Date:
Permalink   

o shqipo kush je ti mo vlla qe paskemi qene komshi e s'po marr vesh kush je. prezantohu te lutem te topiku gps.

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Asiçike s'e ke pas komshi se eshte çun Tironc e ka pas shpi private! A i njef Veselt ti ore llod? Ne 41 u kriju partia karave ne Shqipni, qe ne 40 kone qene anti-komunista keta! Pra s'ka pas pune ke lagjia juj plot me fuksa Ledio!

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

"Fol o Guce te lumte goja,
fol e mbro te drejtat tona."

__________________
Brian that is called Shefqet

Date:
Permalink   

Tere keto plerat qe thoni juve I got 'em beat....


Mbrapa pallatit tim e kishte shpin ai Viktor pederasti, alias Torrja, alias Torrebytha. Ky kishte nje motorr Vespa edhe dilte verdalle me te. Nje dite te bukur pranvere neve kalamajt e lagjes po i ngacmonim motorrin qe ky e kishte parkuar mu para ballkonit. Ky rrinte ne kat te pare. Pas ca minutash ngacmimi te perzier me te qeshura dhe tinguj grykorohungerues motorri, nje koke del nga ballkoni e na thote te iknim. Neve as qe levizim. Zhurmat e te qeshurat vazhduan. Pas disa sekondash nje fytyre qe normalisht do ishte e bardhe por qe tani ishte e skuqur flake del nga ballkoni dhe na thote te ikim ne muterit se do dilte e do na kapte me shpulla. Neve ikem me vrap duke uleritur Torrebytha Torrebytha. Moralin e perralles e kuptoni vete.



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


hehhehe, kush na doli ne skene pas kaq vitesh!! ta dish qe vetem per ty po e prish momentalisht agjerimin forumian! 


po manjetofoni i guces??!! hmmm....


c'te zuri gjithe ai inat ne topikun tjeter sidomos me masturbimin?! hahaha. po me kujtohet nje histori e dhime fare tani featuring naten e Vitit te Ri 1990, emisionin Electric Blue, ty nder te paret, banjen e apartamentit etc, etc po s'po e zgjas me! te kujtohet? he mor kopil i vogel! hahahaha


po kur ju kerciste naj coke e nxehte ke ajo zona e bankave te fundit, ju kujtohet?  


he se tani me duket se po tingelloj i keq, po mos e rruj se ty ketu nuk te njeh njeri! hajd, shpresoj te jesh mire



__________________
shqipo

Date:
Permalink   

ah mer S-Express, e kape eee? Po ti qeke mer legen?


Ah...nata e vitit te ri - 1990 ishte apo me heret? Lene lene fare, pirje e fuqishme ate note, kishim edhe meze pa le. Po me e mira ishte se ti kishe TV me ngjyra mer kopil i gjate e shifshim Electric Blue per qejfin tone!


Mos u merzit per manjetofonin e Guces - ti prape e kishe me te mire ate Hitachin tat.


Dhe se fundi: jam shume i prekur qe e prishe agjerimin forumbist!



__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Ue çar me kujtute ju mu!


Vitiriu 90-91. Une ishte hera pare qe kthehesha dhe shumica e çunave rrinin tere kohes te une. Ate note isha me ata te shpise te Arberia per te festu dhe e kisha lone me keta qe te vinin te me merrnin aty qe te shkojshim te une te shifshim Electric Blu (per te vegjlit ketu ka qene nje emision erotik ke sllavi po qe ne na dukej si kulmi i pornografise atehere se as qe behej fjale te ish pare ndonjehere me hard se aq) Vijne keta dhe une i jap çelsat se do rrija dhe pak me ata te shpise. Pastaj kthehem me vrap ne shpi dhe prisja ti gjeja keta para televizorit tu pa E B. Kur s hy une keta ishin gjysma tu pa "Edhe ashtu edhe keshtu" nderkohe qe gjysma tjeter tu honger bakllava. S'me harrohet as sot e kesaj dite Egin C me Ton Arizonen me koke ne tepsi qe duke mendu se isha me ata te shpise futen ne goje copat qe kishin ne dore dhe per pak u myten. Imagjinoni mer çar mostrash noten e vitiriu ne ora 4 e kishin menien me honger!


Po mo e midhja qe dy dite me mrapa se Ceka prape me koke ne bakllava! I shkoj une dhe i them qe erdhi Xhixhi ky qe kujto se po tallesha dhe vazhdo. Kur hy Xhixhi dhe Ceka qe skuqet dhe kullofit bakllavane! Xhixhi u dhi tu qesh! 



__________________
une...tjetri

Date:
Permalink   

Cuna na edhe i histori pri meje...

Ishim nja 7 - 8 vjec, ul te bordura mrapa pallatit me hark perball Qemal Stafes (gjimnazit) bashk me (sot kongtar)Saimir B.:
Una - O Sajme mos ia fut kot se nuk ka mundsi...
Sajmja - po jo ere se un e di me mire se jam me i madh... kalamajt lindin kur mami me babin bojn ashu...
Una(i revoltuar) - po pse edhe ti ashu ke lind e?!
Sajmja - po ere...
Una (me habi)- dmth teta Bukuria dhe xhaxhi Dilaveri kan bo ashu dy here qe ke lind ti dhe sonila e???!!!
Sajmja (per t'u hakmarre)- po ere, edhe mami me babin tat...
Una (i inatosur ne kulm por tashme me nje fakt bindes ne mendje!!)- Po a di ti qe edhe Xhaxhi Enver me teta Nexhmijen kane kalamaj e?!!!

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Ue plako kjo qe e dhime! Te gjithe kur e kena mor vesh se si bohen kalamojt jena shoku (une per vete jam betu qe s'do bojsha kalamoj kurre. ku kisha topik sherri une atehere qe te shfryja inotin me grate!!!) po s'kisha nigju rast te tille qe merrte e qimja ngjyra agjitacion e propagande!

__________________
una... tjetri

Date:
Permalink   

plako, thuj shyqyr qi s'e spiunova se sot do kishte qen tu knu para kryeministris me t'persekutumit sajmja...

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Tamon ate menova dhe une shpare se po shifsha fiksin ne internet dhe i pashe tu protestu!

__________________
un... tjetri

Date:
Permalink   

tashi mu kujtu edhe nji me zhonlykun ne nothtenjishin...
prap ul n'bordur po ksaj rradhe te ajo djagonalja e piramides ku o kumona tashi...
un dhe zhonlyku...
ate dit kishim bo i xhiro verdall, kishim shku dhe te shpija aves me duket dhe masnej kishim ul bythen te piramida... zhonlyku si cun t'rencishmi qi ishte kishte ene atlete t'reja adidas qi atere ishin me kokra ene ore elektronike qi ia kishte mor borxh dashnores (eda e kishte ajo zhonlyko?)... mas ca kohe kalojn para nesh ca laca...
kishin ra n'hall t'shkretet... do "kapshin njonen" po s'kishte lezet me e bo ate pun me atlete veni prodhim kavaje. kshu qi ky shoku jon sa i pa n'ate gjendje hallexhit, me shpirtin e madh pri bamirsi i hoqi me atlete, me ore me varse e ku di un ca kishte e ia dha fukarait e vet nejti me atletet e kavajes. bona ene un iher me dhon kontribut po qilloi qi e kisha kom'n'e vogel nr 38(!!!) e s'mi pranun atletet kineze (nga ato pri lecke qi ishte mush gjith tirona)...
ata lacat ishin cuna t'mir po kushedi se ca halli i ka zon qi s'u kthyn mo me i pru ato plackat...


__________________
jean-lucut qe i dogji ky i funit.

Date:
Permalink   

O kabe o shkerdhate. po sthone kot dy veta me nje emer bejne xixa. Atletet i moren, edhe s'ishin adidas (mos me bo mu si fukara se edhe ti te gjuhet e huja ke qene) atletet ishin simod. Ata lacat na  i moren kjo ishte hera e pare qe na i rropen rrobat se ishim skorpionca. Me dhane i pale atlete rrecke qe o none o none....te qifsha ne byth car me ke kujtu...atehere sme ka pas zene gjumi nga inoti. Nejse vete e hapa temen ta mbaj tani. po me duket se do ishte mire ti hapim i teme kur ti vodhen atletet e xhincat per here te pare.

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

o un...tjetri,  me bej nje email ke ergin@dirtylenses.com se kam nje pyetje qe seshte per forum....

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Hm... kaq paskan qene kujtimet nga vegjelia?

__________________
1 2  >  Last»  | Page of 2  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard