Post Info TOPIC: Hajde flasim per science-fiction
ohlala

Date:
Hajde flasim per science-fiction
Permalink   


Une po e filloj me dy seriale teleje te viteve 70, jo jo star-trekun e vjeter po ja le me te plote, pronarit me pak fjale, kujt tjeter.
Space 1999, seri angleze, komandanti Koenig eshte Martin Landau me gojen e vet te stermadhe. Viti 1999, Hena perdoret prej shume vitesh si kazan plehrash i sofistikuar per jashteqitjet nukleare te Tokes, baza Alpha ne Hene merret me mbarevajtjen e kazanit. Nje incident teknik dhe plas shperthimi nuklear, hihi, energjia e llahtarshme qe çlirohet ben qe Hena shkeputet nga orbita tokesore e saj dhe merr rrugen per kurbet intergalaktik. Edhe merret me mend tani, çdo episod nje aventure e re.  Te njeri Hena "thithet" nga nje "yll i zi", term alternativ per vrime te zeze me siguri; te bindur qe po iu vjen fundi, ekipazhi deri aty shume racional, deng deng me konjak dhe leshohet plotesisht, melodrame roze spaciale behet seria per disa minuta; te nje tjeter Hena qellon mu ne mes te nje stuhie spaciale dhe gjendet si rrjedhoje ne nje te ardhme paralele, ku personazhet bien ndesh me veten e se ardhmes; te nje tjeter Hena stabilizohet rreth nje planeti atmosfera e te cilit eshte nje droge e vertete, sapo marrin fryme ne nje gjendje mireqenieje nirvanore pa pike kuptimi marrin kot te gjithe; kaq mbaj mend tani. Seriali eshte vertet shume kitch, qofte ne uniforma, qofte neper kompjutera e gadgete, po asgje qe te krahasohet me te famshin teletransport te star-trekut :)
Ndersa seriali tjeter, anglez prape, nuk eshte tamam fantastiko-shkencor po ka disa elemente "futuriste" te ketilla, "The prisoner" titulli, agjenti sekret anglez teper i rendesishem jep doreheqjen dhe papritmas e gjen veten "in the village", nje ishull i shkrete ku njerez si puna e tij jane te ngujuar dhe ku nuk ka hiç rruge-dalje. Njerezit nuk kane emra po numra, prandaj dhe fjalia e famshme e super te stiluarit "the prisoner", numri 6: "I'm not a number, I'm a human being", hihihi. Numri 2 eshte shefi i fshatit, ne kullen e tij ai çdo gje vrojton, kompjuterat e tij jane dhe psikologe elektronike qe llogarisin deri dhe shkallen e ndjenjave rebele te fshatareve, doktoret e tij iau presin koken rebelizmave me tortura aspak organike, ne fshatar shembullor rebeli shnderrohet kesisoj, dhe nuk kam pare deri me sot shembull fiktiv me te perpikte e te plote si per nga detajet, si per nga sensacionet qe ndjell, te nje realizmi socialist. Nejse.          Por aha, numri 6 nuk mposhtet kollaj, ai gjithmone numrin 2 e ben leshko dhe tashme i bindur qe arratisja nuk eshte e mundur,- sepse nje sfere e bardhe e stermadhe si tullumbac i mbushur me uje floton dhe vrapon drejt kujtdo i afrohet limiteve tokesore, ajrore apo detare te fshatit, dhe e ve perfund,- me zgjuarsi ai kupton qe mbas numrit 2 fshihet numri 1, dhe qe e vetmja zgjidhje eshte zbulimi e shkaterrimi i tij.
Sigurisht mbas shume epizodesh, numri 6 mberrin ne Londer, ne sfond big-beni, ne timonin e nje super-makine fqiuuuuuu ai qendron, plan i pare mbi targen: KAR 056. hihi, nuk tallem jo , vetem numrin qe nuk e mbaj mend ia futa kot.
Kaq tani, u lodha , po ja u le, e bindur qe per shembull per libra fantastiko-shkencore qofshin keto dhe shqiptare te kohes kur une lexoja akoma perralla, ju keni ç'thoni me shume, une vetem para nje viti degjova se te tille paskan ekzistuar dhe jam kurioze te di qysh e tek; i vetmi dhe i pari liber shqiptar disi i ketille qe kam lexuar e  vogel quhej "dashuria e roboteve", liber qe nuk e kam gjetur me por nje skene me eshte fiksuar, skena e fundit e librit ku dy robote bene dashuri dhe kjo shkaktoi prishjen e tyre qe autori e quajti ne fund vdekje, une atehere me siguri qava, sot them ç'ide e perparuar ne kohen ku inteligjenca artificiale rrezik nuk ekzistonte si term ne shqip. Para disa kohesh tek zhaklina rastisa ne nje liber katallog te veprave letrare te doktoreve shqiptare, dhe pashe "dashuria e roboteve" liber nga Flamur Topi andej nga vietet e para te 80-es, haha, mbase ne mungese te librit dhe ne mendjen time e kam ekzagjeruar apo ndryshuar totalisht skenen qe mbaj mend, po nga ana tjeter nuk di fare deri ku shkonte fantastiko-shkencori shqiptar ne komunizem.   
 
 
 
 
 
 
 
 

__________________
kartushi

Date:
Permalink   

po nje liber apo teater kukullash nuk e mbaj mend mire se ca ka qene, e ka pase titullin Dhembehekuri, dhe me duket qe Flamur Topi e kishte bere,............nejse libri im i pare dhe i preferuar ka qene Karolina ne Hene.................

__________________
Psycho

Date:
Permalink   

ALLALL olalal


BASE LUNARE ALPHA


SPACIO 1999


http://www.space1999.net/spazio/



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Oh oh kush me erdhi muve....po pergatitem shpirterisht per ti dhene pergjigje disa nga ketyre topiqeve te fundit. Nderkohe une meqe e anashkaloi ohlalaja them perseri dhe me ze te larte  Rrofte Gene Rodenberry dhe Isac Assimov. Vijon me vone....

__________________
Brian that feels like a pregnant woman

Date:
Permalink   

Ne shekullin e 27 Shqiperia me ne fund ka ndertuar nje rrakete kozmike. Kapiteni quhet Thanas Hekali. Emri i anijes eshte Apollonia 11. Destinacioni... nje nga satelitet artificiale amerikane te paeksploruar. Baza qendrore e programit te fluturimit gjendet ne Kurvelesh.


Thanasi me flamur ne dore i afrohet satelitit. Vendos nje kembe te paneli i majte diellor dhe tjetren tek ai i djathti. Nxjerr nga xhepi nje turjele nga ato me rrotullim dore dhe fillon te cpoje nje vrime ne trupin e satelitit. Fut shkopin e flamurit ne vrime, nxjerr cemcakizin nga goja dhe e vendos rreth shkopit dhe vrimes per efekt mbajtjeje ne rast se fillon te fryje ere. I lumtur shikon poshte ne planetin Toke dhe thote me vete: "As Armstrongut si shkoi n'men me njit flamurin me cumcakiz"


Ndersa Apollonia 11 ishte ne rrugen e kthimit, helika e majte beri nje zhurme te llahtarshme dhe u shkeput duke fluturuar tutje. Thanasi i tronditur shikon panelet e indikatoreve dhe me duart qe i dridheshin kap radion. "Kurveleshi, u dhi muhabeti ktu"


Fjalet e tij te fundit jane skalitur me shkumes ne derrasen e varrit te tij tek parcela 3. Rahmet pac o pioneri i fluturimeve kozmike shqiptare.



__________________
Guçja

Date:
Permalink   

BRIAN


 


 


BRIAN


 


 


BRIAN



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

After Eukalipt left the spaceship, 30 minutes passed...


The crew was worried. The radio signal was lost for two minutes, and then it picked up


"She is better then the 5th Ferrari gear on a steamy desert freeway....


Borther, brother, bring me the fishing pole, I got to keep this one.


A wonderful remote for dreams.


I see, it is blue,..blue,..


I never thought I could..


Remember the toybox with the the little astronauts ?..huh?


Yeah, I do.


Dont ever go behind that building again ! "


 


*30 minutes was the maximum amount of time one could confront "it" without loosing ones mind.


Eukalipt was gone. The only consolation for his friends at the "Pellazgu IV" research probe, was that he was lost in his childhood dreams.


 


ps...the artists rendition of Eukalipt :


http://www.dirtylenses.com/Eukalipt.htm



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

"Brian how does a pregnant woman feel like?!"...sinqerisht me ke kenoq me ket pershkrimin e astronautit te pare dhe te fundit shqiptar...helika e prishur do ket qene nje nga ato te riperdorshmet e halikopterrve italion te 57-tes...ah te shekllit te 20...hehe...rrofshin heronjt e parceles 3!



__________________
Brian that is therefore he thinks he is Brian

Date:
Permalink   

B-je, ajo pregnanti ka te beje me nje postim icik te meparshem ku flas per menune e falenderimdhenies.

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

jo mer burr ska problem ske pse sqarohesh...e lexova thanksgiving thing dhe hallall qe ke gjona per me falenderu.....ceshtja eshte qe ashtu du me te thirr une ne ka mundesi ...me kupto a jo

__________________
Brian that is therefore he thinks he is Brian

Date:
Permalink   

B-je thirr si te dush ti lal, mos e rruj hic.  

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

jo mer lal nuk e rruj une...se si thote ajo shprehja vari ka**n....pi**aret rruhen...artistat jo


rrofsh per sakrificen...e mos e rruj shum as ti



__________________
Marlboro

Date:
Permalink   

kush e di emrin e autorit te librit Karolina ne hene?  kush e gjen dhe na e thote do na beje nder te madh........



__________________
Miku

Date:
Permalink   

Autori eshte Pierre Probst.

__________________
mjau-mjau

Date:
Permalink   

O Miku o shpirt............rrofsh!!!!!

__________________
ohlala

Date:
Permalink   

Te na flasesh per Asimov e per Rodenberry dhe per ke te doni edhe ju te tjeret, bile bile te na keshillosh dhe me ç'liber ta fillojme leximin e Asimovit, jepi pra

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Ok sa kam ardhur nga aeroporti dhe Fani paska ngel ne New York,..kshu qe me kane rene witet dhe nga te dhenet e makines..po meqe me pyet ohlala: Asimovi ka shkruar rrotull 400 libra kshuqe nuk e di sa seriozisht e ke ti ta ndjekesh cunin, sidoqofte, nqs nuk ke kohe mund ta fillosh me permbledhje short story-sh, psh "Nightfall and other stories", "I, Robot" (kjo e fundit e detyrueshme), "Robot Dreams". Nqs do te lexosh sagen e madhe ate me te miren, me tre vellime lexo "Foundation", absolutisht lexim i detyruar. Nje sci-fi shkrimtar tjeter qe e kam zbuluar tani vone shume, shume interesant, mund ta gjesh kollaj neper aeroporte ngjitur me Tom Clancy e kshu molesh best seller, Orson Scott Card kerko per serine "Ender" : Enders Game, Speaker for the dead, tjetrin se kam lexuar,...dhe kjo 3 vellime. Dhe qe te kthehemi ke ai mjeshtri tjeter Clarke, mos harro qe ka dhe libra te tjere pas 2001...2010 psh :)


do shkruaj prape



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Ah po se harrova  ke faqja kruesore, kam vene nje link ku mud te downloadesh librin,..po po te gjithe librin heheh me pdf, biblen sci-fi : Mjegullnaja e Andromedes   aaaahhhh nga Ivan Efremov,...mos harro dhe "Hiperboloidi i inxhinjer Garinit" ;)

__________________
ohlala

Date:
Permalink   

yyyyyyyy

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

ohlala, mos ja bej yyy kot se sapo e kontrollova dhe linku paska ikur per lesh....do ta ve se shpejti dhe do njoftoj ne forum


puna dhe vepra e efremovit do te jetoje dhe nje here ne boten me arome jeshile te internetit...via dirtylenses.com   ec aty



__________________
ohlala

Date:
Permalink   

yyyyy ja bera per pergjigjen tende qe po me ofronte kaq shume variante pa vertetuar fjalen tende prej topi e tanksi ende :) linku per lesh, kam nje ore qe kerkoj neper 5 milion linqet e tua personale, dhe meqe ra fjala ke 5 linqe ne home mos me teper qe korrespondojne me "does god play dice", dhe andej nga fundi i faqes ngatarrohen rreshtat njeri me tjetrin, domethene ia kane hipur siper njeri-tjetrit,


edhe faleminderit pra



__________________
ohlala

Date:
Permalink   

gjeta linkun gjeta linkun e librave, po jo te faqja kryesore, te linqet, jo jo nuk kam tre dite pa pushim qe kerkoj,

http://home.freeuk.com/russica4/index.html

__________________
Cajupsi

Date:
Permalink   

Nderime,

 

ku mund ta gjej PDF te librit Mjegullnaja e Andromedes?

cajupsi@yahoo.com



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard