Post Info TOPIC: Pa fjale. (nje deklarate dashurie nga Hesse)
Jean-Luc

Date:
Pa fjale. (nje deklarate dashurie nga Hesse)
Permalink   


Kerkoj falje per perkthimin ne ajer. Po kur te frymezon nje gje hajde me. kete ja dedikova vetes dhe tere atyre te humburve ne kete fundviti. Gezuar edhe shpresoj tju preki noi tel.


Eshte nje ekserpt nga Herman Hesse Demian ketu jemi tek kapitulli i parafundit.


 


Dashuria ime per Frau Even ngjante sikur me mbushte tere jeten. Por cdo dite e manifestonte veten ndryshe. Disa here ndihesha I sigurt se ajo nuk ishte ai person pas te cilit une isha I joshur dhe ndjehesha I uritur per te me te gjithe qenien time, por qe ajo ekzitonte si nje metafore per qenien time te brendshme, nje metafore qellimi I se ciles ishte te me thithte mua akoma me teper ne brendesi te vetes time. Gjera qe ajo shpesh thonte ngjanin me pergjigje nga subkonshi im ndaj pyetjesh qe me torturonin. Kishte momente te tjera qe une I ulesha prane dhe digjesha me deshira sensuale dhe puthja objekted qe ajo kishte prekur. Dhe pak nga pak, dashuria sensuale dhe spirtuale, realiteti dhe symbolet, filluan te mplekseshin. Pastaj ndodhte nderkohe qe une mendoja per te ne dhomen time ne qetesi intime ne shtepi, e ndjeja doren e saj ne timen, dhe buzet e saja qe preknin  te miat. Ose une do te isha ne shtepine e saj, do tja shihja ne fetyren dhe tia degjoja zerin, akoma pa e ditur nese ajo ishte realitet apo enderr. Fillova te ndjeja se si njeriu mund te posesoje dashuri konstativisht dhe perjetesisht. Do te me dilte nje shenje ndersa lexoja nje liber – dhe kjo ngjante si nje puthje nga Eva. Ajo me perkedhelte floket dhe me buzeqeshte plot miresi dhe kjo ngjante si nje hap perpara Brenda vetes time. Cdo gje plot kuptim dhe plot fat misherohej per mua ne formen e saj. Ajo mund te transofrmohej ne secilin mendim timin dhe secili mendim i imi mund te transformohej ne te. ……   .


 


.....Ajo ishte nje oqean ne te cilin une rridhja. Ajo ishte nje yll dhe une nje tjeter pergjate rruges per tek ajo, duke ju rrotulluar njeri-tjetrit. Ja tregova edhe asjat kete enderr kur e takova. "Endrra eshte fantastike," tha ajo qetesisht. "Beje qe te ndodhe."   



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

me fal qe po ta banalizoj icik temen po herman hesse mos ishte gje eseisti gjerman ai te cilin karl jungu e merrte si baze per profil prototip psikologjik per simbolizmat qe perdorte?...une vet skam lexuar gje nga ky por ma ka permend nje shok qe lexon gjermanisht(ska asgje te perkthyer ne shqip nga ky autor as anglisht skam has ndonje veper)...madje as far as im conserned kur hape topikun kujtime nga vegjelia (frymezuar nga hesse)...per nje cast mu duk sikur flisje per numrin 2 te nazizmit herman gering...hense per nje cast vetem ama hehehe...nejse dua te them me vjen keq per faktin qe shume autore qe mbase ja vlejne nuk jan perkthyer akoma ne shqip

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

kerkoj falje per daljen nga tema 


lere kete muhabet b***   se me djeg....kam perkthyer une Siddharten ketu e ne 96. S'u botua per arsye ...ekonomike (shpia botuese u mbyll),...nejse me duket se vjet e perktheu nje tjeter s'e di kush dhe ka dale ne qarkullim ..me duket. Nuk di te te them a eshte i mire perkthimi apo jo 



 


nejse kthehemi te e bukura frau Eva....



__________________
In the Business of Happiness

Date:
Permalink   

 


while on the topic of love


 


je si rreze, si rreze dielli!



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

je si yll  je si rrush do te ha si petull me simite

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

jeni si rrusha si ylla po pa diskutim etj...po shkruj vetem me doren e djathte te me mirkuptoni...sot me ardhi nje foristrade me targe policie duke nxjerre maqinen nga parkimi dhe qe s'ishte as imja e me qiu parakolpin e makines+gjith anen e majte...vari karin nuk e rrujta shkova ne pub...nje karrderr qe i rrezova shallin nga banaku pa dashur ne pub flasim gjithmon... me goditi si pa te keq ne fytyre 3 here se nuk u bind qe s'e kisha me qellim...vari karin prap kam qellu rrot kari qe duro dhe tolero dhe tani jam duke mbajt anen e majt te fytyres me akull..po at'rrocken ishalla e fryjn dhe ca ne rajon...vari ate prap pra se dola krejt nga tema... po ktu nuk dalin robt per qejf por per tu zene...nejse

te garantoj plako qe ktu ska dale asnje botim shqip i siddhartes(he who attained his goals)...e vetmja gje qe kam degjuar e shikuar ka qene nje film italian i shfaqur ketej me titullin "siddharta" qe skish te bente hic me herman hesse mgjse ishte shum cool... mund ta kem gabim nuk e di...diskutimi ngelet i hapur...dhe un ngelem tu mbajt akull ne anen e majt...vari karin kshtu esht kjo bote...me mir do behet...me falni

__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


 


Ku jeni o xhindat e LA!!!


Une per vete dru fare


hajd rrasjani me deklarata.



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

nje poezi e vogel djaloshare, lirike, per ambiguitetin e ndjenjave njerezore. sigurisht jo timja


Kristal


Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.



Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.



Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.



Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.



Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky, a s'ish harim.




 


kapeni pak strofen e fundit!



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

ja dhe nje tjeter. po mbi te njejten teme


Ti qave


Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.


Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.


Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.



prape strofa e fundit......



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


ja dhe nje strofe nga Migjeni i madh


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes


 


dy vargjet e fundit ma cajne zemren!!!



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Express ti qendron madheshtor ne maje te shkembit te kavajes me syrin rrepte drejt oqeanit adriatik....nuk i lexova poezite se do dal tani te shkoj te thyej koken me ndonje mur alkoolian


 


b***  me vjen keq qe qenke perballur me realitetin e paevitueshem shqiptar   ku eshte ai si e kishte emrin qe sdeshte te kthehej ne shqiperi? sido qe te jete i dashur mos e rruaj hic ...te nisin pronaret nje bluze me steme dirtylenses per ta lidhur koken si grevist minator po kull ama


 


sa per sidarten mua me thane qe nje X e kishte perkthyer dhe pa shume sukses.....sido qe te jete nuk besoj ta ke bere me aq pasion dhe mundim kohe te gjate dhe pune me vemendje sa ce bera une....mundime e mia mund te kene dale te pafryta..ajo ngelet ne doren tuaj per ta vendosur...po une punen time e bera deri ne fund..mora dhe 200,000 leke qe shkuan direkt ne doren spacatorjane.


 


Ideja me erdhi ta marr manuskriptin dhe ta ve ketu ne faqe,..te pakten ta lexojne njerezit tane...


sic thoshte dhe Siddhartha (nuk e mbaj mend mire si shkon tani pas kaq vitesh po me fjale te thjeshta....) :


"Kur Siddhartha ka nje qellim,...nuk perpiqet, mundohet, lufton,..por mblidhet ne vetvete i perqendruar dhe sic shkon guri i hedhur ne lume pa zhurme i projektuar drejt fundit ....ashtu dhe Siddharta drejt te tijes"


libri im me i dashur


 


rock on


 


 



__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

ah sikur migjeni S-espreso mos te kishte unin per urine por per unin... apo mbase ne menure subkoshientete aty e  ka pas mendjen   hajde pra sidoqofte une postoj fragmente  jungjane si thete edhe b(*** po jam tifozi me i dehur i MIgjenit edhe atit tjeterit qe poezit ju postuan. MIgjeni Kafkiani i vetm shkodran,, edukuar ne beograd dhe i merzitur si mos me keq me avllite e qytetit dhe me grate e palyera  po nejse mos te kalojme aty se behet tregim ne vete.

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

S-Express, na kenoqe! sinqerisht! nje pytje: e di xhaja jot qe ti i ke vjedh doreshkrimet e ia poston pa leje te Forumbi?

__________________
bebe

Date:
Permalink   

....Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt. ...

Migjeni / Poema e mjerimit

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

ehh e car te perballure se...tani kam officially nje zy te nxim nga jasht dhe te kuq gjak nga mren si vampir...ai dobici nuk me ra fort por kishte unaza neper gishta...sidoqoft denoncimin e terhoqa dhe cdo gje perfundoi mire...jo per gje po kohet e fundit nuk para sheh syra te nxim per pune sherresh...por vetem lajmerime bardhe zi te 21-shi...largqoft...nejse se degjenerov prap jashte temes...

o pronar ideja per te na dhene mundsine te lexojme sidarten shqip sounds shum e mire...ti e di vete tani

__________________
tjetri

Date:
Permalink   

Ja dhe pak patriotizem...s'ka shume lidhje po me pelqen... ndoshta jo te gjithe e dine ne kete version...

O shqiperi o e mjera shqipni
Kush te ka qitun me krye nen hi?
Ti ke pas kene nje zoje e rande
Burrat e dheut te qujshin nana
Ke pas shume te mira shume begati
Me vasha te bukura dhe djemte e ri
Gja e vend
Shume arra e pashtina
Me arme te bardhe
E burra trima
Me burra trima
E gra te dlira
Ti nder gjithe shoqet
Ke kene me e mira
Kur kriste pushka
Si me shkrep moti
Zogu i shqiptarit
Gjithmon i zoti ka kene per lufte!
E ne lufte ka vdekur
E dhuni prapa kujt si ka mbetur
Kur ka lidh besen , burri shqypnise
I ka shti drithmen gjithe Rumelise
Ne lufta te rrepta
Gjithkund ka rra
Ne faqe te bardhe gjithmone asht nda
Po sot shqypni
Pa me thuaj si je?
Ashtu si lis i rezuem perdhe
Vjen bota e sypri Me kange t e shklet
E nje fjale te ambel
Kerkush sta flet
Si mal me bore
Si fushe me lule
Ke pas kene veshur
Sot:
Je me cule--...E nuk te ka mbetur
As emer as bese
Vet e ke prishur
Me faqe te zeze
Vjen njeri i huaj
E rine ne voter
Me ju turpnue me gru e moter
E per cdo pare qe do te fitoni
Besen e te pareve gjithe e Haroni
E baeni rrobe te njerut huaj
Qe nuk ka gjuhen as gjakun tuaj
Kjani ju shpata,Kjani dyfeqe
Se u zu shqipnia si zoge ne leqe
E te kjaje trimeria bashke me ne
Se ra shqipnija me faqe ne dhe
Kujt i ban zemra me lane me dek
Ket far trimneshe
Qe sot ashte mek?
Ket nane te dashtun
A DO TA LAM
Qe njeri huj
Ta shkel me kamb?
JO JO ket mare
Kerkush se do
Ket faqe te zeze , gjithkush e dro
Para se te humbet keshtu shqypnia
Me pushke ne dore
Le te vdes trimeria....

se pse me kujton diskot e dikurshme neper shpia dhe sidomos denisa lulen...


__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

tani ky topiku e kthye nga poezi me teme dashurore and related ne mmmmm gjesende te tjera...mos e prishni temen

__________________
idea:

Date:
Permalink   

me kalon ne mendje.


me iken me vjen duke me parakaluar dhe harruar dhe asnjehere s’di te them ,apo me sakte te ta them , t’ia them atij, vetes ,apo kujt per momentin i perket.


Ngandonjehere zbret mbi mua ndonje mendim si psh : ndjehem shume mire vetem ,jo nga kenaqesia ime, por thjesht ngaqe jam, apo kam mesuar ,apo e kam pasur gjithnje dhe po e zbuloj qe jam ,aq i/e forte, saqe duhet te rri vetem.


i/e lodhur  ndoshta.


E pse jo , por me faktin qe nuk e ndiej .


Ekuilibrim forcash , ekuilibrim dhe administrim i thate melankonie dhe trishtimi.


Do harroj te qaj e te ndjej si te tjeret per drama kapriēosh bastarde te nje pseudo dashurie bastarde qe shtrengohet me mish e me thonj nga frika per te mos qene kurrsesi nje moment vetem per vetem.me veten.


Ēudi une s’e kam ndjere kurre kete.


Dhe kori pas skene qesh


E une qesh dhe me shume se ‘ta, sepse eshte e vertete


Ata sepse s’besojne dhe kenaqen nen delirin e trillit qe i dhurojne papritmas vetes


 


Qeshim, pime cigare , ftojme njerez ,argetojme , ndeshkojme ne pabesi me nje mosperfilje natyrale qe na dhuron te drejten e te shprehurit supreme, si diēka qe na perket sepse jemi ne , vetja = roli i shume desheruar nen lakmine e heshtur.


Buzeqesh ,duke te lene pas me mendjen te mbushur plot qe ‘ēka kryeva  apo shqiptova ishte pikerisht ajo qe edhe ti do deshe te thoje . dhe une i/e pari(a) injoroj dhe vete ē’thashe, por e harroj shume shpejt per ta menduar se ……………..


………. E po roli qe vesh me mbeshtjell  shume mire asgje s’deporton .


jam i/e lumtur


te dua


dhe kthej krahet nga ana tjeter


hahahaha


u tremba po s’leviza


degjova te qeshuren time fallco


dikush nga brenda therriti histerik(e)


hahahahaha


ngeterroi termin


por sidoqofte ne ate rruge ishte


nga ky cep i krevatit duken dritat e rruges


humba rruges ishte me” bukur” atjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeh


bej sikur fle


s’ndjej kur me prek


flet


ndjej veshtrimin tend


por shqisat e mia heshtin


edhe ato tashme e dine pjesezen ne te cilen marrin pjese


bashkepunojne  nen bindjen e rolit.


mendon se jam lodhur,


une s’duroj dot,


pres naten,


pastaj durimi shteret duke pritur agimin


te dua


dhe brenda iki me vrap


 


per mua apo per te tjeret ndenja aty ?


s’do dija ti pergjigjesha,


sidoqofte s’jemi asnjehere vetem per vetem


edhe pse roli na mbeshtjell


diku nje fije digjet,


e ha mola,


kapet mbas nje gozhde,


mbase harroi te kapej


dhe e jashtmja hyn e del,


e brendshmja qarkullon,


e sigurt ne mbulesen e saj.


ajo s’di gje


dhe une luaj


me fjalet e mia,


me ty


po ē’eshte me e rendesishmja,


luaj me mua.


s’te kam thene asnjehere


e mbase s’do te te them kurre,


po edhe sikur,


ti as do degjoje e as do kuptoje.


do nxeheshe ne dhimbjen tende


dhe une tradhetari(ja)


kur ?


tani apo me pare ?


me ke ?


me mua sigurisht


per ke tjeter?


me ke tjeter?


kush do meritonte valle?


 


kalojme te tjetra.


shtojme skedat ne magazine


edhe njehere nga e para,


nga e fundit,


si ti vije radha.


merr fryme.


mos harro.


Duhet.


per rolin mbase edhe kjo,


po ti sidoqofte mos harro.


mbase s’eshte edhe aq keq.


Por jo une , une se bej dot.


Shoh muskujt qe tendosen nga ky mundim i padukshem i heshtur dhe i kote.


te dua.


dhe I fus nje shkelm bytheve vetes,


jo per genjeshtren qe te thashe ty-


aty thjesht do te kisha kafshuar buzen


per ate qe I thashe vetes.


dua vetem egon time


e as ate s’e dua se s’di se ē’eshte ajo, dashuria ……………..;etj etj


 


 


interesante kur i shkruan nje ekrani qe s’pergjigjet e ēperfill ē’do lloj karakteri qe njollos letren.


Pak nga pak dhe une harroj te shkruaj


Mbytem nga bardhesia e ketij ekrani duke kujtuar se me pasqyron ty, mua.


Jeto me mua


Dhe iki me vrap te le pas


Me vrap


Me vrap


Me vrap


Vrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaap


Iki larg


Lodhja e dites


Jeta


Nje fije qe me hyri ne sy


Mbytem


Bej sikur mbytem


Dhe iki , por jo qe te shpetoj nga ty


Ti je vetem nje organit i vogel ne hapesiren qe me perket e me rreshqet mua


Ik nga une se dhe une po iki nga mua.


 


 


 


 


 



__________________
AJoJO

Date:
Permalink   

ai i mbeshtetur te korniza e deres prane banjes me nje birre te zeze ne dore...asaj i behet cici...ai i zgjat birren...ajo e shef, dhe pastaj e pi(jo sikur te ishte helm)...ajo futet ne banjo, i bie doreza e deres dhe ngel brenda...ai nuk e degjon se ka shume muzike...ose ben sikur nuk e degjon...


fantazi krejt:)



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard