Post Info TOPIC: Ne nje qytet Perfekt
Dori

Date:
Ne nje qytet Perfekt
Permalink   


Sikur te jetonim ne nje qytet perfekt qe do e kishte emrin Rockburg, Qe kafenete te ishin qendra pune, ekipi I futbollit te quhesh Forting FC. Monumentet ti ngriheshin tipave si Ivi dhe drejtor televizioni te ishte Pabuksi. Ne nje qytet perfekt Guçja do jepte lajmet, dhe do kshte nje LoveBar per cdo 100 metra. Ne farmaci sdo kishte nevoje per receta dhe aty do shhiteshin edhe letra per te dredh. Farmacistet do e ksihin emrin shumica Diana edhe do te merrnin mbrapa ke magazina te te peshonin para se te injektonin dozat profesionalisht. Ne qytetit Tiransburg do kishte nje linje te vecante troli qe do ndalonte ne cdo klub te madh, artisteve do u jepeshin karta speciale qe pijet ti kishin falas edhe nganje shtepize buzeliqenit, ose per ata qe te preferonin komunitete arti. Pra tek ky qyteti perfekt me emrin CineCity do kishte me shume kinema se sa kjoska dhe filmat qe shfaqeshin do ishin nga qyteti vet. Do kishte nje dite nacionale qe do quhesh depresioni ku te tere do depresionoheshin edhe do pinin kafe ne klube me xhama me avull me zhurmen e ekspresit qe te ngre mishin kokerr. Ne kete qytet te gjithe do kishin pasur nje here nje histori dshurie me gocen me te bukur te kohes respektive, te gjithe do kishin pesuar nje traume shpirterore dhe te gjith do ja dinin shumicen e sekreteve nejri tjetrit. Policet e ketij qyteti do kish prerekuizite poezin per tu punesuar. ............. Po e le ketu te vazhdohet....  To be continued..... p.s.   Mos kini frike ta leshoni i cike veten ne kete pike.

__________________
une

Date:
RE: Si eshte Qyteti jot Perfetk.
Permalink   


...dhe neper rruget e qyetit perfekt do kishte shume njerez kur ndjehesh vetem, dhe zbrazeti kur te duhet te ndjesh se e zoteron qytetin. po keshtu asnjeri nuk do perdorte cadra ne rast shiu dhe e vetmja ngrohtesi do ishte nje puthje nga AI dashuria e madhe dhe e vogel e qytetit perfekt, nga ai qe i ngajn asaj gotes se fundit te tepert qe nuk duhej te kishe pire dhe asaj makines shkatarraqe qe nuk duhej ta kishe blere. ne qytetin perfekt vajzat do ishin te gjitha te bukura por secila do mendonte se ishte me e bukur se tjetra...dhe cunat do ishin pak me pak konfuze dhe ...... radiot do kishin vetem muzike te kerkuar pa reklama dhe te gjithe do i falnin pa drojtje 2 ore nga jeta vet per werckmeister harmonies. te gjithe do ankoheshin, te depresuar se te gjithe duan ta lene qyetitin por te gjithe do kthehen nje dite perseri....se fatkeqesia e qytetit perfekt eshte se asnje ne kete qytet nuk beson ne gjerat perfekte.



__________________
Lenina Crowne

Date:
Permalink   

Gjyshi im (rahmet paste) do ishte leaderi i ketij qytetit dhe ky qyteti nuk do kishte njerez qe te cajne bythen.....te gjithe do te kuptoheshin me njeri-tjetrin vetem me shikime. Banoret e qytetit do ishin te gjithe te ikur nga ndonje eksperience e keqe dhe nuk do te flitej per te kaluaren. Njerezve do tu jepeshin shance te dyta, te treta, te katerta etj. Tek qyteti perfekt te gjithe do ishin nje moshe. heret ne mengjes do konsiderohej ora 12 e drekes....njerezit nuk do komunikonin me celulare e telefona por do ishin te tere telepatike (kompania me e madhe e komunikimit do ishte T-Mobile dmth Telepathy-Mobile). Data 12 e cdo muaji do ishte dita kur te tere do kishin shansin te ndryshonin ndonjegje nga e kaluara e tyre. Kinemate do luanin filma upon request (psh kur blen bileten i kerkon edhe filmin qe do te shohesh). Ky qyteti do te jepte edhe mundesine qe te perjetoje momentet me te lumtura te jetes tende over and over again me te njejtin eksitim si per heren e pare.....asnje gje nuk do konsiderohej krim apo "kundra ligjit" dhe nuk do kishte denime. E vetmja gje qe do konsiderohej krim do ishte sikur ndonjeri te hidhte idene qe ky qyteti nuk ekziston.

__________________
olele

Date:
Permalink   

.....dhe stinet s'do egzistonin. secili do zgjidhte klimen qe i pershtatej me gjendjen shpirterore. rrugeve do degjohej jazz, krimi mbi jeten e njeriut s'do egzistonte, po te na binte njeri ne qafe do vinte muji ta hiqte, te gjithe do pinin vodka lemonsoda me 500 lek e do ishin te lumtur,cigaret do ishin pa leke, do kishte njerez te te gjitha rracave e feve..........

__________________
Psycho

Date:
RE: Ne nje qytet Perfekt
Permalink   


nje qytet ku femrat do ishin te krijuara ne ate menyre qe mos ja u canin shume trapin meshkujve dhe mos kerkonin aq shume sac kerkojne zakonisht. nje qytet qe do kishte shume goca te bukra dhe te zgjuara (gje qe nuk eshte e mundur). aty ku vlera e dickaje nuk do te matej me lek por me qeliza truri dhe sa me shume gjera te blije aq me budalla do ngelje. ku secili te kishte nga nje teletransport ke shpia. aty ku pleqte nuk do loznin me domino ke parku por do benin dashuri me plakat cdo vakt (kur te plakemi ne .. prandaj). atje ku Angelina Joli do ishte dashnorja e 'pronarit te kjoskes'. dhe aty ku 'Psycho' me 'dorin' do benin filma per qef te trapit (se eshte moli mbrapa). aty ku Gucja nuk do gjuante dot femra me te medha se 16 vjec (o Guce mos u nxef). aty Niki do ishte kryetari i parlamentit te qenjve. aty ku nuk do kishte me dashni long distanc (apo jo doro). aty ku nuk do kishte forum por holografic live hyper translation. aty ku 'olele' nuk do fiksohej me se sa te bukura i ka bycat. dhe aty ku '!!!'do ishte pak me e qete. dhe aty ku kur te flinim mos kalonte koha dhe ku te punonim pa u plakur dhe te dashuroheshim duke u plakur e te komunikonim me multitask processing dhe ku te pinim 'Asphilotrine'



__________________
Lenina Crowne

Date:
Permalink   

Tek qyteti perfekt shefi i rendit do ishte nje plak shurdh nga Kruja qe te gjithe do ta therrisnin Xhaje dhe qe do pinte duhan Tarabosh. Vizitoreve tek kufiri Xhaja do ti bente pyetjen "-A ke kene ndonjeher n'zalle t'kirit?" nese pergjigja e vizitorit do ishte "Jo" atehere Xhaja do vazhdonte me pyetjen "A i ke dhene uje gomarit?"......Njerezit nuk do harxhonin kohe duke kerkuar cakmake po cigaret do ndizeshin vete sa ti vije tek buzet, hiri i cigareve do te shperbehej ne ajer dhe do kontaminonte ajrin e paster te qyteteve jo perfekte.....................

__________________
godess

Date:
Permalink   

meshkujt te kthyer ne femra e vice versa kalojne duke lene pas hijet  shumenjgjyreshe te getave e sikluetave  te tyre  ...bie  shi..zhurme shiu e takash....ulur ne kafenene qe heren e fundit isha ulur dhjete vjete te shkuara ndersa  kthehesha nga teatri ...narqileja e kuqe e zbehte tanime e lene ne cep si orendi nuk i hyn me ne sy njeriu.. po pi "sex in Tirana city"...indiference...fytyra te qeshura...reklama fosforeshente ne pallatin perballe...uu ja dhe Cimi....looooooool...dikush me thote qe eshte i biri...:))))))))))))))))))))))))



__________________
Lenina Crowne

Date:
Permalink   

......Tek qyteti perfekt te gjithe personazhet me simpatike te librave do ishin real (dhe une do kisha dashnor Robin e librit "Tre shoket"), Kurt Cobain dhe Jim Morrison do ishin gjalle dhe do flisnin shqip kur ti donte bytha.....

__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

ne nje qytet perfect Kurti fliste shqip me zerin e tim eti...ej bela

__________________
Gucja

Date:
Permalink   

Ne nje qytet perfekt robt do qe mire ta lunin pak bythen qe keta idhujt (tuaj apo edhe te mite) te vinin te msonin ndonje llaf shqip kur te jepnin koncert ne Tirone. pra luni bythen er derra!

__________________
!!!

Date:
Permalink   



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard