Post Info TOPIC: Baza Yjore larg pitlles
Jean-Luc

Date:
Baza Yjore larg pitlles
Permalink   


Ne bazen yjore Zhakline te vendosur midis andromedes dhe nje galaksie tjeter qe sja di emrin eshte vendosur nje komunitet i vogel njerezish tokesor. Jane shume larg cdo qytetrimi dhe megjithese jetojne ne kete minicivilizim utopik jane shume rehat. Larg cakenjve dhe mistrecllikut te botes jetojne te lumtur dhe pine konjak bejne dashuri gjithe diten dhe kthehen ne kolop[uce te vegjel e rriten prape brenda dites, pak a shume tip SOLARIS e kujtova tani qe po e shkruja. Ku cdo enderr behet realitet dhe njerezit peshperisin dhe nuk bertasin. rrezervat ushqimore jane te pakonsiderueshme dhe nje replikator prodhon konjaket me intimisht te distilluara. Aty ska kohe dhe hapesira nuk konsiderohet e kufizuar xham xham xhan xhan ehhhhhhh.....

__________________
Thelle dhe Me thelle

Date:
Permalink   

Ne bazen yjore te tamamquajtur, njerezit me kureshti aspak te prononcuar me fjale te teperta, do studionin fenomenet "extra-solaris" e me tej akoma. Pare nga baza qendrore tokesore, baza yjore shume shpejt do te konsiderohej jashte standarteve te 'normal-coolitetit' te pranueshem sipas kompjuterit qendror tokesor qe llogarit fenomenin. Baza pra do te lihej e lire nen meshiren yjore dhe çdo lidhje me token do te prishej. Gjate nates,e lire gjithashtu do te ishte fantazia e banuesve, e perkrahur fort sigurisht nga mjetet rrethanore, per shembull: pronari ne kabinen e vrojtimit papritmas nje vizion ka: teksa ne sfond degjon 'preludin' e rachmaninoff, shfaqet mes yjeve te shfrenuar nen shpejtesine e gati drites, planeti i shume enderruar : Oïska. I dehur nga pamja apo tingujt(por qe ne fakt sipas arkivave te kompjuterit qendror ky fenomen i perket me 96% whiskeyt te sapo pire, po fundja ku di gje kompjuteri, ate e di vetem une thote pronari qe pak me pare eshte filmuar nga kamera n°7 ne toiletet e kabines se vrojtimit tek injekonte nje substance te identifikuar nga sonda si molekula 'heqse-pitllore'), pronari drejton timonin, i jep gazit fort do thoshim neve, dhe zhytet thelle e me thelle.
Pret pret po s'ka, hiç gje, asnje shembje bythesh nen presionin e goditjes se anijes me token e forte. Kur me?Si me? Ku iku me? Jo me?



__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

Ne fundin e anijes eshte nje bar....cudi se tere anija vete eshte nje bar i stermadh, nuk do te thote qe kjo eshte vetem nje baze yjore se fakti qe ka motorre e ben te levizshem por per tani eshte stacionuar midis Andromedës dhe asaj galksise tjeter qe se mbaja mend,... pse? sepse aty gjendet nje planet i cuditshem qe krijon interes edhe po piketohet per nje arke Noe tjeter, cifti pare eshte bere gati dhe jane plotesisht dakort te qendrojne aty dhe te lene mbrapa tere te tjeret te cilet jane te shqetesuar per kete vendim por ata dy duken shume te bindur....eshte edhe nje grup tjeter te ashtuquajturit reaksionare qe po mundohen te shkeputen ne nje nga skafet e vogla interplanetare edhe te leshohen drejt ketij planeti qe ngjan si nje parajse e vockel. ne ekranin e madh vrojtues duken qytete te abandonuara, kane dhe kalldreme po nuk e dime nese jane krijuar artificialisht apo ka pasur dore humane ka shume mundesi qe ne gjenesisin e kesaj toke qe keta vendosen ta quajne Bohemi )Oïska(te kete pasur nje perfeksion mutilant qe e ka krijuar te tille po pa njerez brenda......vale te fuqishme shperthejne pertej po ketu ne anije vijne vetem ne formen e  frekuencave radio qe te perkthyera nga softueri i shpikur nga Dr. Shejtani jepen vetem disa forma te cuditshme amebore qe vijne ere parfumesh te humbura Lavender Mente Trendafil e ku di une prandaj i tere ekipi eshte si ne cudi te madhe keto dite...NJe gjendje e varur si nje shtepi kuti kukullash ku tera gjerat jane vene ne vendin e tyre dhe portokallia spikat mbi te kaltren.....ne bar thuren thashethemet....

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard