Eno Milkani (vellai i Gjergjit) fitoi cmimi te pare ne Festivalin e Filmit ne Kiev ne kategorine e filmave me metrazh te shkurter. Ideja e filmit eshte goxha e gjetur. Ngjarja zhvillohet ne nje nga fshatrat e jugut, ku banoret qe kane ngelur jane pleqte, ku ne 90% te petkut te veshur mbizoteron ngjyra e zeze. Aty arrin nje bebe e sapolindur, qe e kane sjelle prinderit te emigruar ne Greqi, per tu rritur nga gjysherit. Dhe i gjithe filmi shtjellon, se si i tere fshati perfshihet ne nje cikel te ri (megjithese pjese e riciklit te jetes se tyre te meparshme) duke krijuar shume atmosfere dhe ndjenjen e gjalle te lindjes se re (por pa dale dot jashte ngjyrave te ambjentit ballkanik). Shikoheni po t`ju bjere rasti, sepse eshte vertet interesant si film.
Po ti Ero, ca bere per filmin plako, do ta sjellesh per ta shfaqur ne Festivalin qe do te zhvillohet (tani ne Dhjetor me duket)? Degjova, qe narratori i filmit ishte Dori, apo jo? Sido qe te jete, urime paraprakisht (jam habitur goxha kur mora vesh per realizimin e ketij filmi)!
Jo plako, e kam pare vetem kur po montohej ca pjese dhe po i behej audio, se u be aty tek ne (te Top-i). Po sa e kam pare s`eshte keq, vetem se c`ka ca momente qe ngel; megjithese duhet ta shoh te gjithe. I gjate eshte te 30 minutat. Tani ne fund te nentorit do merrte pjese ne Festivalin e Amsterdamit.