Post Info TOPIC: Pyetje...nga mmm
mmm

Date:
Pyetje...nga mmm
Permalink   


hey kisha nje pyetje, s'ka te beje shume me kete topikun ketu, por nga ana tjeter s'ka shume fuqi personale per te krijuar nje te ri.. sot pashe "elephant" te Gus Van Sant (Dogma movies) dhe doja te shuaja kuriozitetin post sociollogjik qe me lindi me pyetjen: c'fare u be me ata djemte e columbine's?! sa vite ka qe ndodhi kjo ngjarje?!

__________________
mmm

Date:
Permalink   

rrofsh pronari per "pergjegjesine"!!

__________________
Psycho

Date:
Permalink   

une sapo erdha nga kinemaja dhe e pashe sot Elefantin ... ketej nga franca kam digjuar shume diskutime per kete film ... megjithse mo duken shume interesante organizimi dhe struktura temporale (ne sensin se si rrjedhin ngjarjet dhe se cfare momenti te kohes vjen nje apo tjeter element) nuk mund te thel shume gjera.... diskutimet e pergjithshme jane shume pozitive dhe filmi eshte zgjedhur dhe ne Cannes ... megjithate mua personalisht mu duk mire por jo shum mire .... me pelqeu jashte mase si kamera kalon nga nje personag ke tjeteri dhe kthehet mrapsh ne kohe per te treguar elemente qe ndodhin ne pika te tjera te vendngjarjes ne te njejten kohe..... nuk e di a e vute re .. ajo qe me pelqeu me teper . Psh kur Eli i ben fotografi atij bjondit : ky moment del disa here ne film vetem se kamera shoqeron tjeter personage ...


Strukture narrative shume interesante



__________________
Psycho

Date:
Permalink   

Dhe mos e perdor me kte term ''dogma movies'' 


verejtje pronarit



__________________
mmm

Date:
Permalink   

pse jo "dogma"?! une kam degjuar qe bejne pjese tek manifesti i dogmes 95 (estetike lo-fi, kamera e levizshme..): ky regjizori, Lars Von Trier etjj..dhe kam vene re ne ato pak filma qe kam pare, qe perdorin gjithashtu te njejtet aktore (p.sh Chloe Sevigny-n e kam pare tek "Julien Donkey boy" si edhe tek i fundit "Dogville")..por mbase gabohem.


Persa i perket Elephant-it edhe mua me pelqeu por jo shume. Ishte tmerresisht i ngadalshem dhe here pas here behej monoton. Ku di une, nq.se duhet ta pershkroja, me vjen ne mendje nje thele mish me gjak e hedhur ne nje cope rruge te asfaltuar.



__________________
jean-luc

Date:
Permalink   

sqarim. Posti ketu i pari eshte i MMMM dhe pronari gabimisht duke e nxjerre nga njeri topik ke tjetri ka vene emrin e vet. Kryesia kerkon falje per kete gabim teknik.

__________________
Psycho

Date:
Permalink   

Do thoja jo Dogma sepse kamera e levizshme ka existuar para Von Trierit .. dhe Dogma e tij eshte shume ndryshe nga kamera e elefantit.. Ideja eshte qe termi Dogma qendron pak a shume vetem per filmat e Von Trierit... dhe filma si elefanti nuk do ti quaja Gogma movies ... aq me teper qe eshte klasifikim shum idjot .. te kmasifikosh nje film vetem e vetem prej levizjeve te kameres me duket apsurde

__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

Une se kam pare edhe duhet te shof nese eshte dogma. Dogma 95 ka dhjete rregulla qe duhet te jene ndjekur ne menyre rigoroze kur xhirohet filmi, ca nga to jane qe kamera te mos jete ne tripod, te xhriohet ne video, te mos kete efekte speciale, edhe ca te tjera te ketij lloji qe te kushtezoi regjizorin te perqendrohet ne narrative e histori me shume. Pastaj filmi i dergohet per aprovim ne Danimarke Lars von Trierer edhe atyre cunave te tjere qe e kane formuar kete rryme edhe 5000 korona daneze. Nese aprovohet mund te quhet dogma 95. Tek Julien Donkey Boy eshte puro dogma edhe i verifikuar...kete te gus Van sentit se di po Ai vete ka me shume peshe se Hamrmoni Korine po smund te flas kot para kohe. tani po iki ti shikoj faqen.

__________________
Gucja

Date:
Permalink   

Hej kalamoja do i japi njeri pergjigje MMM se ene mu po me interesoka te di c'u be me ata tipat. Jo per gjo po sa dola nga koncerti i Marlyn Manson dhe mu kujtune.

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

mmm-je une mbaj mend qe vrane veten pasi vrane 12 a 13 shoke shoqe e mesues...sidoqoft po bej nje search(beje dhe ti) se tani u bera kurioz dhe une.....athere nuk i kushtova shume vemendje se koicidoi tamam ne te njejten kohe me fillimin e sulmeve te nato-s ne kosove...prill 99 a dicka e tille...

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Yep, ia terhoqen vetes.

__________________
rtivt

Date:
Permalink   

  Sugjeroj " Bowling for Columbine", per informacion mbi vrasjet ne Columbine High School, dhe me teper. S'e di ne Gucja e ka pare kete dokumentar. Me mire, se do ia rriste anti-amerikanizimin.

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Se kam pare kete elefantin, po mire thote Remiu, shiko "Bowling for Columbine", dokumentar i mire.

__________________
ohlala

Date:
Permalink   

jo nuk ben pjese te Dogma movies Elefanti, per me teper qe nje nga rregullat e Dogma-ve eshte jo arme.


Shume dakort me Psychon per filmin :) Kamera kalon shume bukur nga nje personazh ne tjetrin per te treguar te njejten ngjarje gjate gati gjithe filmit por asnjehere njelloj, muzike e bukur, aktore te mire qe mesa degjova nuk ishin vertet aktore dhe shumicen e kohes improvizonin, mbase prandaj ka nje natyralitet-realitet impresionues gjate gjithe filmit, por gjithmone ne momentin ku diç ndodh ne film, ku i jepet domethene nje lloj drejtimi sado i vogel ngjarjes, mua me duket sikur realizatori fut koken e tij mu para kameres, nje fallcitet i madh krijohet menjehere, dhe une si spektator dal brenda sekondes jashte filmit sikur me kane zgjuar nga gjumi me shpulle, shembulli me flagrant eshte skena e filmit mbi nazistet ne televizor dhe dialogu i adoleshenteve tek e shohin, pastaj skena ne makine tek i afrohen shkolles, etj. Nejse, sigurisht shkoni shikojeni, dhe na thoni ç'mendoni :) 



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


sekretariati paksa komik i "Dogma 95" (larsi, cunat, aplikimi, 5000 koronat) u shperbe ne qershor te 2002 dhe tani nuk ka me certifikata zyrtare per kete muhabet. me mire, se ky ortodoksizmi vinte pak ere elitizem kokeforte dhe sikur e kthente fitimin e certifikates dhe jo filmin ne qellim primar. tani kujto qe i mbushet mendja se i eshte permbajtur pak a shume 10 komandamenteve mund ta quaj filmin se i perket stilit te dogmes. hej, e dini qe ky larsi s'e ka fare mbiemrin von Trier, po e ka nderruar vete per gallate per tu dukur si aristokrat intelektual ne stilin e viscontit etj, etj


nejse, megjithe te qenurit paksa diktator prape eshte i madh! meqe ra fjala e ka pare njeri kete te fundit te tij "The 5 obstacles"?


tani per t'ja bere nderin deri ne fund kinematografise daneze qe e kam fort per zemer, kapeni pak kete "open hearts" nga suzanne bier. stil dogme, kopenhageni i ftohte, tmerre emocionale, dashuri, humbje, vetmi. shiheni po patet rast!


http://www.dfi.dk/dfi/english/featurefilms/openhearts.html



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

mbase per zhurme...mbase vertet per idealizem kinematik dhe hapje horizonti ne ket fushe kreativiteti....por mua me duket se te gjitha "rrymat" qe kane dale qofte ne kontinentin plak qofte ne usa...((marr shembull per usa, sundance filem fest. te cilin Redford u tregua mjaftushem i zgjuar qe mori kontrollin 20-25 vjet me pare duke promovuar te gjithe regjizoret "indipendente" te cileve jau kuptonte shume mire deshiren qofte subkonshe, qofte dhe te vetdijshme per sukeses...te cilet tani dihet se jane impenjuar per te bere big budget movies...shembull perfekt jane regjiziret dhe skenaristet  tarantino, wes anderson, frank hanah, ed burns, darren aronovsky dhe grupin e tij te aktorve te tipit sean gulete..... plus dicka qe provon argumentin tim aktore te tipit william macy, tim roth madje edhe robin williams etj, preferojne keta regjizore apo skenariste))  kane dale si nevoje per ti bere balanc apo rrezistenc kinemase tradicionale amerikane pse jo dhe asaj evropiane...dua te them qe sado kreativisht te ndershm qofshin ne menyre te pavedijshme kane dale si nevoje emergjente per te krijuar ekuiliber...pra ironikisht perfundojn ne te njejtn gje te ciles kan patur qellim ti shmangen....mbase e kam gabim se e shoh ne pikpamje shum komerciale....se ta shihja ne pikpamjen e nje regjizori te ri qe tregohet skeptik kur perpiqen ta kategorizojne...mbase do flisja ndryshe.........sidoqofte e rendesishme per mua eshte qe kohet e fundit gjithkund i kane dhene perparesi ideve te reja duke lene menjeane komplekset qe krijon tregu....me falni se u zgjata shume por eshte teme qe me pasionon...


 


me qe ra fjala.... kush e ka pare filmin Pi te darren aronovsky?



__________________
Brian that feels like himself again

Date:
Permalink   

PI-ne e kam pare une para disa vitesh edhe me shkaterroi komplet. Pidh te somes... that's it.

__________________
jean-luc

Date:
Permalink   

Ti B*** se mezi i gjeta pikat , ne rregull je fare biles me se ne rregull se c'duhet por prape edhe sundance edhe kana kane ngjyrime komerciale se keto indipendetizma qe flasin keta nuk jane edhe aq indipendete se behet fjale per abuzimin e fjales i pamvarur. i pamvarur nga kiush nga studiot? po po por jo i pamvarur nga producentet. Redfordi ka bere mire se ka nxjerre tere keta cuna perfshi ketu edhe arnofskin me PI ose me requiem for e dream .....


vazhdon neser  ne ragin tim antifilmikoproducentopaleks



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

po po pikerisht kte po perpiqesha te thoja me lart...ta themi hapur pra.. 'indipendent' eshte jo vetem fjale e keqperdorur por tani me duket sikur e ka shpikur vete tregu...dhe qindra "rryma" bythcarese dhe qe japin certifikata a ku di une me duken me teper te grupime te frustruarish dhe jofleksiblish....tamam tamam eshte per te thene...ik or vlla dil aty jasht e bej filma ne ke bythe(si kreativish dhe leke-risht sigurisht . ...por ama per mua duhet qe filmi te mos perfundoje si 'fotografia' ku te gjithe pa perjashtim kan filluar te mbahen per fotografe te zote si rrjedhim kane filluar te ekspozojne punimet edhe fotografe "masturbatore"...shembull ishte bienalja e fundit ne tirane...pra po thoja filmit i duhet nje kontroll me i madh dhe rregulla te cilat i vendos vetem tregu(i mire ai keq qofte)...kjo gje arrihet vetem me kompromisin sado jo fleksibel te jete nje individ. si perfindim po themi te njejten gje per Redford...qe eshte treguar i zoti se eshte nder ata qe kan sjelle nje kompromis pothuaj perfekt midis kreatives dhe tregut...dhe prova eshte qe fale tij kemi pare shume filma dhe kemi njohur shume regjizor qe ja vlenin


pra sic the zotrote pavarsi nga studiot por jo nga producentet



__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Disa nga keto qe tha b*** doja te thoja dhe une po s'po ndihesha se boll kam qene me shpate ne dore dhe ende me sorollatet mbi koke syri i madh i Pronarit (pronaro, shaka eshte).

P.sh, pse te genjej, ate "dogme" s'e kisha degjuar me perpara por tani qe e pashe e mesova ca me shume, me duket ca kontradiktore. Duket qe ata "cunat" nordike e filluan kete rryme qe te ishin te pavarur e "ndryshe" nga filmat e prodhuara per masen te tipi Hollywood. Por, nese une jam regjizor/film-krijues e dua te jem i pavarur - a nuk behem perseri i varur duke e futur krijimin tim perseri ne kutine e 10 rregullave te kesaj dogmes? Pra, dal nga nje kuti per t'u futur ne nje kuti tjeter dhe me duket vetja me i lire e i pavarur?!

Ndoshta e kam edhe gabim, sigurisht, sepse nuk e mbaj veten per ekspert kinematografie.

__________________
ohlala

Date:
Permalink   

te njejten gje pra po thonit jean-luc e b****, dhe posi b***-ja mendoj qe sado qesharake mund te duken tashme keto rryma indipendente (shi ç'thote kontrata e dogmes ne fund et saj: "Furthermore I swear as a director to refrain from personal taste! I am no longer an artist. I swear to refrain from creating a "work", as I regard the instant as more important than the whole. My supreme goal is to force the truth out of my characters and settings. I swear to do so by all the means available and at the cost of any good taste and any aesthetic considerations.
Thus I make my VOW OF CHASTITY." hihi, ç'hov i kendshem qesharak), e rendesishme eshte qe ide e sensacione te reja i dhane disave me filma qe tundin fort si "idiotet", "open hearts" sa mire e permende S-Express, dhe sidomos sidomos, meqenese jemi dhe tek kinemaja daneze, "Festen"
http://www.dfi.dk/dfi/english/featurefilms/celebration.html#director
Prandaj rrofte e vazhdofte ragi yt anti-ç'te duash o jean-luc


__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


 


Rrofte e qofte dhe shija jote e rafinuar qe e paske tulle o ohlala! hehehe, plasen komplimentat nder-forumiane. po pas kesaj, STOP!



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


hajd, me qe ja filluam me kinema daneze edhe nje tribut per te madhin Carl Dreyer


http://www.bfi.org.uk/showing/nft/featurearchive/dreyer/index.html


kapni pak dhe ofrimin me te fundit "Okay" me veteranen e dogmes Paprika Steen (shih cfare emri i dhim!) 


 


 



__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


ohooo


tani me zuri qejfi! pak me ne veri per Ingmar Bergman. nje nder me te medhenjte (per mua!).


1) Wild Strawberries http://www.amazon.co.uk/exec/obidos/ASIN/B00005V4WT/qid=1070297760/sr=1-1/ref=sr_1_10_1/026-9220216-0260450


2) The Seventh Seal


 http://www.amazon.co.uk/exec/obidos/ASIN/B00005B5YF/qid=1070298056/sr=1-1/ref=sr_1_10_1/026-9220216-0260450


keta te dy jane me te miret per mua. ka dhe te tjere shume te mire: Persona, Virgin Spring, A Summer with Monika, Through a Glass Darkly etj


http://www.amazon.co.uk/exec/obidos/ASIN/B00005RZQK/qid=1070298690/sr=1-1/ref=sr_1_18_1/026-9220216-0260450


ja dhe nje link i pergjithshem


http://www.bfi.org.uk/showing/nft/featurearchive/bergman/



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Me preke aty ku dhemb o S-Express me kete posten e fundit. :)

__________________
ohlala

Date:
Permalink   

bile bile do thoja ke prekur "G-spotin e famshem" te forumit me posten e fundit (figurative kjo eeee)
jo vetem regjizor i madh, po dhe nje shkrimtar i mahnitshem, nese iu bie rasti mberthejini fort librat e tij skenare sepse kane nje force te çuditshme qe as imazhi, megjithese shume i fuqishem ne nje menyre tjeter, nuk e shpreh. Sa inat qe i kam ne frengjisht t'iu kisha kopjuar ca pjese, megjithate po mendoni qe ia vlen e bejme :)


__________________
S-Express

Date:
Permalink   

 


 


hej, te dashur garipa kapeni pak kete dialogun e skenen


ke "Seventh Seal", Max von Sydow me pamjen e tij epike i mbeshtetur mbas nje shkembi ne nje plazh gri, dezert verior. aty del nje i mbuluar me kapucon dhe me nje kose ne dore


Dialogu stoik:


"Kush je ti?


Une jam Vdekja!


Ke ardhur te me marresh? Nuk jam akoma gati"


 



__________________
Guçja

Date:
Permalink   

O Ruco me kete dialogun me kujtove librin e funit te Bukowskit se ai nji e dy e takote vdekjen qe ne fakt dote qe ky t'i gjete Celine (shkrimtari francez) meqe ishte detektiv privat. Shume i dhime si liber!

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

ju e qitet qe e qitet nga binaret kete topik pranej dhe une po e perdor per nje pyetje tjeter te mmm! (te topiku i koncerteve)


Qe thu ti mmm kur boj llogari per shkollen i boj ne gjuhen e kurbetit se keto lloj llogarish s'i di shqip. Po kur vje puna per pare ti e ke vone re qe une s'them as euro jo po lekë te reja (me qe fronges i thojsha lek) kurse numrimin normal per ata qe dalin nga Jussieu (shkolla ku kom maru une) eshte:


1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 FANT CUPE DERR!


Po te lutem mos bej me kshu pytjesh te topiqe pa lidhje po mos e rruj dhe hap nje topik te ri!



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard