Post Info TOPIC: Pergjigje per Brian
Guçja

Date:
Pergjigje per Brian
Permalink   


Nuk kam ndermend te vazhdoj te bej pis topikun e festes me sqarime e replika prandaj po te hap nje topik te ri qe te thuash c'te duash dhe mos me lodhesh me atje!
Me qe jam me te mira po te sqaroj ne menyre qe ta kuptosh qe deri tani ke fol kot. Sa per dijenine tende asnjeri nga ne ketu nuk mendon qe Shqiperia te jete baçe me lule apo vendi me i pasur ne bote! Dhe nuk eshte aspak kjo qe ne duam te diskutojme. Puna eshte (pa futur fare ndjenja patriotike ne kete mes) qe ekziston nje etike ne kete shoqerine perendimore qe ti e idealizon kaq shume. Dhe mua e disa te tjerve (per te mos thene te gjitheve pervec teje) na duket qe kjo etike s'po respektohet. E thashe edhe nje here qe ketu (ne France) nqs dikush çohet dhe i thote dikujt vazhdimisht "Ti je me i varfri nder ne!"  te tere e shajne dhe e tregojne me gisht. Pra problemi s'eshte me pse po shajne Shqiperine, po pse nuk respektohet kjo etike ne media kur flitet per Shqiperine. Sidomos kur dihet shume mire qe opinioni i nje media si BBC kthehet ne paragjykim per masat. Plus mu s'me pelqen te degjoj tere diten neper po keto media qe pasuri s'eshte parja por dija dhe kultura dhe te shof qe ato me kete fshijne bythen. S'dua te them qe ne jemi me te diturit apo me te kulturuarit (uuu sa larg jemi!), po qe i bi qe me te varfrit ne Europe te jene vete anglezet qe ne Irak bashke me amerikanet lejune shkaterrimin e muzeve me tere ato vlera historike e kulturore mijera-vjeçare per te rujte puset e naftes.  
Pra s'kish ne tere kete asnje verbim tonin dhe asnje tendence per te harru problemet qe ka Shqiperia por thjeshte nje konstatim te diçkaje qe s'shkon dhe qe eshte shume me e thjeshte te ndryshohet. Se sa per problemet ti besoj je koshient qe ne i kemi me te qarta se ty qe s'te rruhet per Shqiperine. Pastaj se car ben secili per te ndryshu gjerat me duket se s'te takon ty t'ia tregosh se ti s'po ço nje email!
Me lejo te te pyes per diçka! A te qellon te te pyesin atje se nga je? Besoj se po se s'ka mundesi ndryshe! Nuk e di se si pergjigjesh dhe s'dua ta di. Po nqs e mendon nje moment besoj e kupton qe te gjithe ata qe pergjigjen "Shqiptar" me plot gojen nuk duan qe te paragjykohen per shkak te ca gazetarve medioker. Biles normalisht s'kane as pse paragjykohen as per gjonat qe bojne shqiptaret e tjere po kjo eshte me e veshtire. Prandaj perderisa nuk mund t'i pengojme te na shajne e te bejne pergjithesime te nenkuptuara kur e bejme veten, le te mundohemi te pakten t'i pengojme qe te mos na bien ne qafe kot per gjona qe s'i kemi ne dore.
Me gjate s'po kom nerva me te sqaru! Nqs edhe ksaj rradhe s'merr vesh dmth qe une nuk kom per tu more vesh me ty dhe mos lodhena mo tu repliku!

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard