Mbrapa ne malet e Ballkanit, sokellimat e barinjeve shoqeroheshin me batare bazukash dhe delesh te trembura. Oh mos u llastuam deri ne ate pike sa debora e maleve dhe lugjet e verdha sna perkasin me neve ne jemi gjenerate e cumcakizave dhe blue xhinseve? Bethovenit dhe Tarantinos? Dashnoret qe rrembyem si barbare pa u ndier ne kuisjet tona prekoçe dhe muziken naziste qe ushqente adrenalinen pothuaj te thare nga abuzime akoma te pa studiuara. Efekte abnormale dhe kavie qe ngelen ne vitrina edhe per shekuj derisa ndonje student i devote e merr guximin edhe del edhe nje here menje teori te re qe perqafohet nga e tere katedra me entuziazem dhe pastaj del qe ishte e tere ne farse dhe ngelet perseri aty ne vitrina akademish me nje legjende te re te shtuar tek fama e saj. Se mos doli ndonjehere gje nga akademite pervecse rrebele.
Per nje dite aty ne dheun ngjyre te kuqe para pallatit ende te pa mbaruar, aty ku femija luante akoma i pa infektuar nga semundjet e shekullit; akoma me nje lekure te pafajshme zhgerryhej ne shtufen qe perdorej per suvatimin e fasadave. Per te ndertuar ato fasada qe mbulonin brenda shufrat e ndryshkura te struktures. Ende te pafajshem perbrenda, dhe i baltosur nga jashte .. aty ku duart, gishtat, mendja, thonjte, dhe cfardolloj mjeti tjeter primitiv viheshin ne pune per te shpikur orat me kapacka birre dhe me rrip nje leter varaku te marre nga paketat Genti te hedhura rruges ... ato gishta qe shtremberonin telin ne forme U-je per te shtyre nje koperton te vogel duke vrapuar rreth e rrotull stadjumit Dinamo. Pafajsi kreative qe e shtynte femijen buze rrezikut te nje kenaqesie neper taracat e pallateve duke mbajtur pellumba.
Apo ikem bashke per te mbledhur mimoza se ishte dita e nenes (kshu i thonin athere) dhe si orangutang te vegjel nepr dege kush e kush shkulte me shume tufa .. plot me ere te mire .. jo vetem ngjyre. mbrapa ? nuk ka me mimoza ose i ka hikur era .. kur duart u thane dhe kur lekura filloi te mblidhte kultura infektive tek tuk neper gjithe trupin .. Nje guzhinjete e vjedhur te puntoria me e vleshme se nje ore rolex sot .. nje guzhinjete qe e bente karrokcen te reshkiste ke garda .. ose ke 'pula e ngordhur' (keshtu quhej rruga qe zbriste nga kodrat e liqenit midis Qemal Stafes dhe Hilltonit sot). E lane tubin e plasmasit qe perdorej si arme per te gjuajtur berthama, i lane dhe bullonat e mbushur me barut shkrepseje te lidhur me nje qese te cilat i hidhnin ne ajer per kellcitse .... dhe nje dite po e njeta dore filloi te levizte ne kurizin e bukur te nje vajze .. dhe nga e njeta dore nje ndjenje e re u fut ne trup nje 'dashuri'. dhe lekura u infektua gjithnje e me teper
U largova prej gjurmeve te femijerise, por ne rroba m'u ngjit pluhuri i kujtimeve. U largova prej endrrave, duke u perpjekur t'i jetezoja larg prej djepit te tyre, diku ku askush s'me njeh, diku ku secili nderton etshem Kultin e Vetvetes, shpesh duke shkelur mbi te tjeret. U largova dhe Mallin e rrasa thelle, per t'a harruar, ne xhepin e pasme te pantallonave. Sa here qe ulem te pushoj i qete, ai, i forte si toka nga lindi, me vret idhshem. Kujtimet e ngrira marrin fryme dhe me mermerisin ne vesh kengen e vjeter te Kthimit. Endrrat ndjehen te vetmuara nder akuj te huaj.
U largova, por bileta e kthimit ne xhep mjekon kujdesshem plaget e Mallit.
------- Ne fakt, mesa di une, bileta e kthimit nuk u materializua...