Post Info TOPIC: Per nje dite ne Tirane,
Jean-Luc

Date:
Per nje dite ne Tirane,
Permalink   


per nje dite ne tirane mund te nderrosh shume gjera po kjo eshte saper ta provuar....mos harroni ...eshte vetem per nje dite ne Tirane  


Dashurite e bukura ne qoshe klubesh i kishin ngelur akoma si pluhur i pafshire prej vitesh mbi carcafet qe mbulojne orendite e shtepive verore. Nuk mund te krahasohej asnje Xhenifer apo Xhesika me nje nate plot djerse te ngrohta dhe avuj vodke ne klubet e vogla te shtepise. Gjithcka ne kete qytet te kujtonte filmat e vjeter dhe asgje s’mund te te perkiste te pakten edhe per nje sekond kompletisht ty. Cdo gje ishte e monopolizuar dhe mbante shenjen © mbrapa. Nje ndjenje si nga ato ditet qe sfle gjume per nje kohe te gjate edhe fillojne te rendojne kapaket ne mengjes atehere kur e tere njerezia niset per rutinen e vet. Nje darke ne Denny nje mengjes ne nje kafe gjysem te rrenuar buze autostrades mbushur me foto te James Dean dhe Marlin Monroe te autografuara. -Ketu piu kafen e fundit Jimi Dean para se te futej ne makinen e tij Porsche Dirty Little Bastard.- Thote Suzi Kju nje kameriere e beshme bjonde qe dukesh lehtshem qe kish qene nje nga goca me te bukura te gjimnazit, e pas traumes me Jeffrin kuarterbekun e skuadres se futbollit qe kishte edhe nja 3 dashnore te tjera bjonde dhe nje meksikane, se kishte marre kurre veten dhe kish filluar te punonte ne kete bar sa per te shuar dhimbjen edhe te bente mjaftueshem para sa te mbante nenen e saj alkooliste qe schiti shtepine dhe tani jetonin ne nje trailer. Iku dhe jeta e saj. Cdo bejme?


Mbrapa ne malet e Ballkanit, sokellimat e barinjeve shoqeroheshin me batare bazukash dhe delesh te trembura. Oh mos u llastuam deri ne ate pike sa debora e maleve dhe lugjet e verdha sna perkasin me neve ne jemi gjenerate e cumcakizave dhe blue xhinseve? Bethovenit dhe Tarantinos? Dashnoret qe rrembyem si barbare pa u ndier ne kuisjet tona prekoçe dhe muziken naziste qe ushqente adrenalinen pothuaj te thare nga abuzime akoma te pa studiuara. Efekte abnormale dhe kavie qe ngelen ne vitrina edhe per shekuj derisa ndonje student i devote e merr guximin edhe del edhe nje here menje teori te re qe perqafohet nga e tere katedra me entuziazem dhe pastaj del qe ishte e tere ne farse dhe ngelet perseri aty ne vitrina akademish me nje legjende te re te shtuar tek fama e saj. Se mos doli ndonjehere gje nga akademite pervecse rrebele.



__________________
Psycho

Date:
Permalink   

Per nje dite aty ne dheun ngjyre te kuqe para pallatit ende te pa mbaruar, aty ku femija luante akoma i pa infektuar nga semundjet e shekullit; akoma me nje lekure te pafajshme zhgerryhej ne shtufen qe perdorej per suvatimin e fasadave. Per te ndertuar ato fasada qe mbulonin brenda shufrat e ndryshkura te struktures. Ende te pafajshem perbrenda, dhe i baltosur nga jashte .. aty ku duart, gishtat, mendja, thonjte, dhe cfardolloj mjeti tjeter primitiv viheshin ne pune per te shpikur orat me kapacka birre dhe me rrip nje leter varaku te marre nga paketat Genti te hedhura rruges ... ato gishta qe shtremberonin telin ne forme U-je per te shtyre nje koperton te vogel duke vrapuar rreth e rrotull stadjumit Dinamo. Pafajsi kreative qe e shtynte femijen buze rrezikut te nje kenaqesie neper taracat e pallateve duke mbajtur pellumba.


Apo ikem bashke per te mbledhur mimoza se ishte dita e nenes (kshu i thonin athere) dhe si orangutang te vegjel nepr dege kush e kush shkulte me shume tufa .. plot me ere te mire .. jo vetem ngjyre. mbrapa ? nuk ka me mimoza ose i ka hikur era .. kur duart u thane dhe kur lekura filloi te mblidhte kultura infektive tek tuk neper gjithe trupin .. Nje guzhinjete e vjedhur te puntoria me e vleshme se nje ore rolex sot .. nje guzhinjete qe e bente karrokcen te reshkiste ke garda .. ose ke 'pula e ngordhur' (keshtu quhej rruga qe zbriste nga kodrat e liqenit midis Qemal Stafes dhe Hilltonit sot). E lane tubin e plasmasit qe perdorej si arme per te gjuajtur berthama, i lane dhe bullonat e mbushur me barut shkrepseje te lidhur me nje qese te cilat i hidhnin ne ajer per kellcitse .... dhe nje dite po e njeta dore filloi te levizte ne kurizin e bukur te nje vajze .. dhe nga e njeta dore nje ndjenje e re u fut ne trup nje 'dashuri'. dhe lekura u infektua gjithnje e me teper  



__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Autori anonim circa 1994

MALLUAR NDER KUJTIME

U largova
prej gjurmeve te femijerise,
por ne rroba m'u ngjit pluhuri i kujtimeve.
U largova
prej endrrave, duke u perpjekur
t'i jetezoja larg prej djepit te tyre,
diku ku askush s'me njeh,
diku ku secili nderton etshem
Kultin e Vetvetes,
shpesh duke shkelur mbi te tjeret.
U largova
dhe Mallin e rrasa thelle, per t'a harruar,
ne xhepin e pasme te pantallonave.
Sa here qe ulem te pushoj i qete,
ai, i forte si toka nga lindi, me vret idhshem.
Kujtimet e ngrira marrin fryme
dhe me mermerisin ne vesh kengen e vjeter te Kthimit.
Endrrat ndjehen te vetmuara nder akuj te huaj.

U largova,
por bileta e kthimit ne xhep
mjekon kujdesshem plaget e Mallit.

-------
Ne fakt, mesa di une, bileta e kthimit nuk u materializua...

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard