Vere, vape, ne shkallet e galerise po behej nderrimi i policave. Ndersa furgoni po merrte ngadale rrugen per te dale, nje vajze me floke te shkurtra dhe shume mistrece bertet: Bythqira, etjer, etjer. Furgoni ben frenat gozhd dhe 4 malok te nevrikosur kapin vajzen per flokesh dhe e fusin ne furgon. Land S. me ato musteqet e tij te vetmuara futet per te nda sherrin dhe vajza mohonte çdo gje me fjalet: Per flamur qe nuk thash gje!! Nderkohe Lili "James" i Bajomes, qe nder te tjerat kishte akoma ne qaf te varur zinxhirin e biçikletes te Akuiles(po kjo eshte histori e gjate dhe do e shruj iher tjeter) mundohej me ate te foluren me te mekur te ndhmonte Land S. dhe tu dukte si jevg i forte. Gjithshka perfundoi ne nje shpulle inocente qe e hongri Lilja i zjarrte.
te vila ne vlore ka pas shume rob po e dhimja ishte qe erdhem te gjithe me furgon te mbyllur nga mrapa si te ishim kavanoza receli... rruges shoferin tone (Ardin vllain e mandit dhe tonit - gelati royal) e nalo policia dhe pas kontrollit te dokumentave e pyt se ca ka mrapa ne furgon. Pergjigja: DELE ... dhe pasi qendronim pa ze te mbyllur brapa nje furgoni ne mes te erresires ne mes te askundit... duhet te mbanim edhe seriozitetin!!!
Maj men edhe qe ate kacurrelsen pasi kishte kthy ca gota vere e mora ta provokoja duke i hapur paksa deren e banjos ku po benin dush mandi dhe dikush tjeter (mashkull) qe se maj men... ajo bucja ne vend qe te turperohej dhe tia fuste vrapit, nuk me la as ta mbyllja deren po e shtyu dhe leshoi nje "iiiii....." dhe ia palsi gazit...
sa u gezua afendikoi kur pa qe i kishte dale mbiemri ne nje gabim shtypi. edhe une pranej nuk e rregullova gabimin. meqe ra llafi per gabim, ca gabimi bone ti ne filmin artisik me metrazh te gjate me te njejtin emer para se te merrje patinat dhe te arratiseshe ne parkun e liqenit artificial? theve pasqyren? se nuk e maj men. besoj se e dini qe pronari ka starur ne nje filem. ishte jo vetem i talentuar por edhe fotozhenik. kurse une isha aq i shemtut sa edhe kur vite televizioni me bo reportazh lajmesh ke shkolla 11 janari me ndrronin banken dhe me ulnin andej nga fundi. ndersa goditjen derrmuese qe i shkaterroi perfundimisht shpresat e mia qe edhe une mund te isha pjese e entertejnment industrise e mora ne shkollen 20 vjetori kur mesuesja e muzikes ngrinte klasen per te kenduar ne korr kengen e re qe kishim mesuar kurse mua me thoshte ti mos kendo se te eshte trashur shume zeri.
paske shku ne pune apo sa u zgjove futen koken ne internet? sa o ora atje 9? kam pas knu edhe une ne te ri tim. jo aq mire sa un ... tjetri qe knote metalikat ose gjon lluka qe knote rokset, po perpipesha nga pak.
po jemi rritur prane kompjuterave prandaj. i kishim mu aty para galerise, megjs nuk rrihej me te galeria ne ate kohe, rrihej perballe. po fushen ku ne uleshim, na e zuri nje salle me kompjutera qe quhej admiral.
ca mu kujtua me kete admiralin-futem nje dite brenda per te gjetur nje qe me viktimizonte per 1000 leksha se duhet te kapte betin a ku di une ca do kapte dhe sa arrij ti them ketij qe me jep leket(qe nuk i merrja dot kurre) se do paguaj kafen, nje burri berkderr i qelloi letra a nuk e di ca pati, dhe nuk me leshonte pastaj te ikja se me kishte fat...gati po qaja nga nervat:o xhaxhi te iki se me bertet mami-uaaaaaaaa krize
Del nga Admirali tu turfullu dhe thote : "Sa kar qe jom dhe une! Du me honger inot me 20 japoneze pernjehere!"
Sa te fiksume kena qene me ate punen e Admiralit! Une maj men qe 96 e kemi gdhi aty. U mblodhem gjithe ata cuna te Beautifuli gja me pi kafe dhe rrinim tu pa njoni tjetrin se na vite zorr nga vetja qe doshim me lujte ene noten e Vitiriut. (te kuptona qe ora 5 jo qe ne 12 te notes shyqyr zotit!) Kur cohet Tan Xheladini e na thote : " Hajdeni mer shkerdhata se e shof qe po ju ik petlla per pak Admiral!"
Po mo i fiksumi ka qene J-Ar Bakalli! Ai ene kur erdhi ne France se ku i gjeti ca lokale klandestine (se ketu jane te nalume) dhe lete lesht!
Po qe te sqarojme pak shqipon, Admirali ka qene nje lokal me makina pokeri ku luhej me pare dhe te dyfishohej fitimi sa here gjeje ngjyren e letres qe hapej. Shkurt qe nje version medioker i ca makinave neper kazino.
Sa leke ka korr ai Admirali nuk ka korr asnje lokal tjeter me TE KUQE TE ZEZE. Me kujtohet nje here qe lunin Land S dhe Diku afer e afer dhe degjohet nje ulurime e thekshme nga Diku qe po shikonte Land S si i terbume duke i thone: Po pse mer Bip a i bihet karrese 4 here rresht ti e di qe keto bucet ( i referohej makines) japin vetem dy here. dhe Land S i pergjigjej kom kater dite qe luj te kjo makine dhe nuk me ka dhone asnji karre keshtu qe i rashe kater here per kater dite qe luj.
Une Fiat-in s'e kom pa vete po maj men qe per nja dy vjet Bendi me Cenen i therrisnin çimit nje shokut te tyre piktor : "çimi çën e tëtenjësh!" (=131) Me siguri qe me kete muhabet do kete pas lidhje!