Post Info TOPIC: Suzi,
Jean-Luc

Date:
Suzi,
Permalink   


Capriço ne dy pjese, (andante)


Derr i Flliqun.


Edhe nje here ne shkulmet dhe kontraditat shpirterore, e te qenit Derr i Kenaqun apo Sokrat i Felliqun, apo edhe anasjelltas Derr i Felliqun apo Sokrat I Kenaqun... Egzistenca ime u trondit. Fillon nje Anus Domini i ri (vi re shakane latinisht) Suzi çapkenja, si nje pate e bukur e perhirte qe fluturon liqeneve te vogla te sajuara nga ndonje urbanist romantik, edhe njehere shkërbut krahet per te nxjerre puplat e saja qe si kisha pare per mrekulli. Shpirti i tronditur del nga vetja me shef ne sy dhe iken me shpejtesi si i trembur nga pamja. Rrudhat thellohen edhe njehere, dhe im vella me kujton perseri per cuditerine e nje vije qe shkon nga balli deri tek buza si e çare shpate. Erdhi perseri ai moment, po kur mesohesh te biesh e di qe heren tjeter nuk do ti vesh me duart perpara qe te te thyhen por ti mbeshtjellesh reth vetes ne menyre qe te mbrosh pjeset e tjera te trupit.


Anus Domini, ne goje te ujkut. Dhe Valle, Valle, Valle.


Per kete vit te ri te kercej perseri maje atij shkembit te thepisur ku poshte si breke te grisura duken shkumet e dallgeve te oqeanit. Do te kercej nje mambo te sajuar qe perdridhet sipas ritmit te gurickave ne breg dhe murlanit qe i mban ison. Hajde i thashe tim vellai bythjasht ta presim ket vit, te kercejme deri vone me balerinat prej letre qe skane te lodhur. Erdhi edhe nje tjeter si paftuar e i shumepritur per te kaluar edhe njehere ne monotonine e numrit deri ne 365...ne rektumin e zotit do ta hedhim mambon e parafundit s'ishte asgje me teper se nje urim edhe pse pak i erret per nje udhetim te kendshem drejt endrrave qe mos past dore shkerdhate ti presi.


Fantazi per Suzin. (kurre se pata nje Suz)


Nate vone, data 2 JANAR



__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard