Post Info TOPIC: a e dini valle se cfare mund te jete ajo xixa ?
Psycho

Date:
a e dini valle se cfare mund te jete ajo xixa ?
Permalink   


Dola dije ne djell dhe mu fut nje xixe e vogel ke syri .... ajo xixa qe te hap probleme ose qe ti fshin problemet..... ose kur fle gjume dhe ta nxjerr gjumin pikerrisht xixa qe vjen nga dritarja. Mendoja nje dite para se te vije ti, per kto transeferimet e xixave nga jashte brenda. Problemi eshte se mu ka fut nje xixe jeshile ke cipa trurit dhe verdalliset aty perej kohesh. Xixa ka veti shume interesante. E para eshte se cdo xixe permban informacjon i cili mund te shkaktoje gjendje abnormale ne kalkulimin e trurit, e dyta eshte se cdo xixe eshte e perbere prej fotonesh dhe secili nga ne e di se sa te rrezikshem jane fotonet sidomos ato te Jean Luc Picard. Nejse nuk eshte nevoja te delirojme me fiksjone se sa me teper eshte kerkimi i zgjidhje te xixes se secilit prej nesh. Kaloj nje plak, nje dite gri si kto te zakonshmet e Parisit, dhe ishte shume i rrudhur dhe i thare ne lekure, pervec te tjerash i ishte krisur lekura sic behet shkretetira te cara te cara. Me tha nje llaf te veshi qe nuk mu duk si informacjon i deshifrushem por me teper si zhurme. Zhurme apo zhurmues nuk ka rendesi rendesia eshte qe kur foli, jo nga veshi por nga syri mu fut nje xixe tjeter qe me deformoj pak llogiken e momentit. Deformacjon i frutshem apo jo kete nuk mund ta them por, jam i bindur qe ajo xixa vazhdon dhe vertitet akoma neper neuronet e trurit tim. Nje shok me ka thene gjithmone se gjeja me e mire eshte te gjesh menyren se si te vesh ne funksjonim ate mekanizem qe fshin xixat sa me pare perpara se ato te te infektojne. Por varet se si quhet procesi infektim apo afektim ... Une personalisht preferoj ti quaj afektim sepse teoria ime eshte qe te mbledhesh sa me shume xixa dhe kur te akumulosh aq shume sa nje bateri alkaline te nxjerresh zjarr nga goja, shperthim. Zjarr gjak apo ku di une mjafton te arrish te mundur nje BLLAST jo te vogel qe te jete aq i fuqishem sa te fusi xixa ne trute e shume te tjereve. Per kete kemi lindur ndoshta per te dhene secili nga nje BLLAST shkaterrues per disa, infektues per te tjere, apo sherues per nje apo kater.  

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
RE: a e dini valle se cfare mund te jete ajo xixa
Permalink   


shi shi

__________________
Lizander the Great

Date:
RE: a e dini valle se cfare mund te jete ajo xixa ?
Permalink   


O Kike me keqardhje po njoftoj qe yt vella rrodhi!


Po si o Shejtan me trashe qe me mengjes?! sa ha syte robi shkrete lexon historira kokrrash te frikshme! Jo po kom bo mire une qe i kom thone jo drogerave (futbolli dhe muzika s'quhen ala te tilla).


Kurse sa per ate qe thu ti Kike "Shi shi" nqs e ke fjalen per shiun prej verteti mire e ke se ju duhet juve anej qe t'ju fiki zjermin. Po e pate per "shih shih" e ke kot se ai s'shef mo gjo deri masdite. Do kete fol me super-girlin deri ne mjes dhe ajo i ka fut xixat.




__________________
Psycho

Date:
Permalink   

O guce po gjithmone i trashe ngele o burr qe ti lidhesh te gjitha gjerat me drogerat dhe une qe pi droge nuk jam si ty. pse o plak vuan pamundesine tende per te bere droge. Lexoje dhe njehere se mbase kap ndonje iluminim por jo histori droge.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard