o pronaro sapo mu kujtua nje gje; te mbahet mend kur do dilnim te blenim korniza per ato posterat dhe duke zbritur shkallet mua me bie nga poshte fundit nje pakete me cigare dhe ti me dhe nje shikim kercenues dhe the:"po ti moj nga shtepia ime vjedh? une te fus ne shtepi se te di per shoqe dhe ti fillon e me vjedh cigaret..." hahahahahahahahah
Jo se mbaja mend,..po ti pra qenke qe mi vidhke cigaret...me duket se ti ma pi dhe veren kur se kam mendjen
do kaloj nonje dite andej nga dyqani jot te bej pak rremuje se tani je dhe shefe
per grate e forumit: svetllana eshte bere shefja e dyqanit dhe shet veshje intime per gra kshu qe turruni dhe..breke, sytjena me apo pa sfungjer, me tel apo pa tel, tanga apo benevreke jua jep bleri me ulje cmimi
Eh mor Guce (nuk te njof personalisht po hajt mo:) te dish ti per keta te dy.....nje nate si nje komshize e mire u nisa te merrja pak fare kosi te Ergi dhe i bie deres e me thone hyr ...hyra une.....e c'te shoh....me ra filxhani per faren e kosit nga dora ...veshur cunat me zharrtjera nga me sensualet njeri me te zeze e tjetri me te kuqe (Dori me te kuqe)...dhe kercenin lehte nen tingujt e Stingut me ate kengen Until. Kaq. :)))))))))))))))))))))))))))
o ergi o yll, po une y te mbaj me hater mo dhe te dhashe te zezat se ato jane me seksi, pastaj dori eshte i zi dhe pushtor dhe e kuqja i shkon me shume....meqe ra fjala per pije ruse a ka dyqani sonte se e kena dhe feste? ku je ti tani, une sa erdha nga punda...ciao te puc
Edhe per mua e zeza eshte me sexy, po l'erba del vicino e' sempre piu' verde, kot s'e ka thene populli...pastaj Ergi, ta ndajme shapin nga sheqeri, Blerina (s'te njoh po ke emrin e motres time, ciao me ne fund pak prezence femerore, se qepari ke topiku i te pires ne kavaje isha e vetmja goce!!!) thote se ato nuk ishin breke po, zharetjera, qe kane nje doze erotizmi shume here me te larte se breket e zakonshme. Esnafe fare paskeni qene, per Zotin!!!!!!
Dori, tani e kuptova une pse te dogji miza ty qepari, ee?!?
Blerina, ke dyqani jot ka dhe te brendshme roze, se kohet e fundit me ka ikur truri fare per kete ngjyre?
Hajt te pire te mbare o njerez dhe naten. Une jam pa gjume, s'me ka ik akoma efekti i kafeines te kafeve qe piva sot ke shkallet e pallatit
diamanti, une punoj te victoria's secret dhe ngjyra roze eshte the signature of the store, po eshte bere nje keqkuptim qe ne fillim nga afendikoi i kjoskes une jam menaxhere e sektorit te kozmetikes te dyqanit. nejse , shyqyr qe doli nje njeri tjeter me emrin blerina...une personalisht mendoj qe ky emer eshte shume i bukur po dori si pervers qe eshte me therret belihaze... o ergi te rafte pika qe me drogove me kete forum.....
Wow, eshte me fantastiku per veshje intime, qe kur e vizitova per here te pare vjet jam bere si e fiksuar, s'ka femer qe mos ta adhuroje!!!! Vetem se per fat te keq te ne ketu ne Itali nuk ka dyqane ...... e duhet te blejme online, po s'eshte e njejta gje!!
Ma hoqi trurin nje zharetjere, roze me te zeze, me lidhese nga mbapa, qe kishte veshur testimoniali juaj Giselle ke reklama e Victoria's Secret e stines se kaluar...papapa, tulle fare...
Urime per shefllekun te reparti i kozmetikes (Ergi per pune femrash jo dhe aq i sakte, po s'ke faj, se te eshte bere mendja breke dhe sutjena...)!!!!
Bleri,te lutem, kur te jesh me nge, na jep ndonje keshille per tendencat e kozmetikes te stines qe vjen.
e di ca...sot pas nje pirje te dhjere, kisha kohe dhe thashe...pa ti hedh nje sy cfare kane shkruar njerezit gjate koherave ne forumB...dhe e di cfare gjetaaaaaaaaaaaaqe ne fillim njerezit ishin me entuziaste(si gjithmone ne fillim po nejse). Tani kane filluar tja fusin kot robt ne nje fare feje qe...sikur ka hap shoku nje klub dhe nuk shkojne dot te klubi perballe se duhet ta pijne kafen vetem te shoku...kjo nuk eshte per te share eeeee-thjesht si per te thene hajt pra na hapni ndonje topiC interesant...
O Kike e sheh mo c'te ben femri!?! Ta beri forumbin tabele reklama per firma (emrat e tyre s'duhet te permenden ne publik) brekesh. Ore po keto a e kane lexu ndonjehere Bukowski-n apo jo. C'i duhet te ene lesht tu ble breke ne firma te shtrenjta kur dihet qe prape se prape do au grisi ndonje pianec me dhembe. (sa per te dhene edhe une mendimin tim. Jam shume krear per ty dhe Dorin qe edhe ne momentet me intime s'e harroni patriotizmin dhe visheni njeri me te kuqe tjetri me te zi)
Kurse atij tipit qe s'po i pelqete kafja ketu ose te cohet e ta boji vete se ketu eshte vete sherbim ose te shkoje e ta pi gjetke se juve s'ju ngel hatri.
Ok, ok, e pranoj qe e zgjata shume me ceshtje femrash mbreme, dhe sic thua ti Guce, u be si ore marketingu kjo, u kerkoj te falur pronareve te kjoskes, po vete na tunduan me thirrje per te blere intimo te dyqani i Blerines.
Bukowski-in e kam lexuar, si jo, ke te drejte ti Guce kur thu qe do shkonin kot, po mos valle ky pijaneci do preferonte benevreket e gjyshes qe s'ka burr nene me i heq..pastaj Bukowski a nuk e merr inspirimin nga sensualiteti i pafajshem i femres, si ke ajo poezia me ate gocen me minifund qe po lexon Biblen (kuq e zi, meqe ra fjala) aty jashte dritares se vet e shume te tjera? Ka ngjyre me te pafajshme dhe te bute se roza dhe kontrasti qe ben ne nje indument highly sexual si zharetjera, si thu ti? Le qe kujt i plas, shpesh robi i bo qejfin vetes se vet dhe kaq...kane lloj lloj obsesionesh robt, ka qe jane te varur nga duhani, ka qe jane nga biankeria intime... Pastaj si u be kjo puna kshu, edhe te drejten me ble breke ku te dua dhe te shtrenjta sa te dua do te ma heqesh ti? (tallem, se mos ma marresh per ters)
Sa per kafen, du ta pi ke kioska une...aty me shijon mua moj aJOJO, c'ke ti? Sic tha Gucja, vetsherbim, hidhe ti pra ndonje topic interesant, jemi gjithe veshe!
Nuk e di po une nje teme hapa dhe deterioroi shume shpejt...kshu qe tani po heq vallen e te tjereve...po nejse-se i vura njerezit ne seder pak nuk bera keq e
Una s'thashe qe veshjet e bukura intime s'e bejne femren seksi po thjeshte qe s'eshte e domosdosshme me i lone leshte per me pagu emrin e markave. Kurse ikjen e petlles per ngjyren roze s'eshte se e ndaj me ty. Une jam mesu te therras "E kuqja, e kuqja, e kuqja do fitoi!" Po te kuptohena keto jane thjeshte detaje qe kur vje puna me perdor dhembet s'kane me pike rendesie.
Guce, nje precizim: DIAMANTI me xixa se gura te cmume ka sa te dush, si rubini, smeraldi etj. etj.
Pastaj mua s'me duken shume te shtrenjta ne krahasim me marka te tjera (qe s'po ju permend emrat se mos ju bej publicitet) qe s'mi mban xhepi...le qe ti e di vete se dhe cilesia kushton, perndryshe me dy here te lame ke lavanteria, merri hidhi pastaj, e duhet me ble te tjera, kshu qe po aty aty te bie me leket...
Hajt, ciao pra, ika tani se po me shef me inat konventa e Vienes qe kam per te msu ktu nga skrivania e eshte duke me thene ee, e poshter, si moj me le mua ti per forumbin, ta tregoj une ty pas dhjete ditesh ke provimi me goje...
b-****-****, po te kursej te nxiren e dites..nuk studjoj per shkenca politike, jo, po per ligj.... dhe keto "arsyetimet e mprehta" na jane futur ne gjak tashme nga llogjika juridike!
Guce faleminderit per sukseset, mos ki merak se s'e harroj forumbin une, jo, e konventa e vienes le te beje bam po deshi...
hehe ehh ok, jo e plote po half sad clishe...ej po sa do shkonte ne kartviziten e juristes "sparkling diamond" distict attorney...whatever
e di ate te vjetren: nje shkencetar thote 2 + 2 = 4.00000ik e pirdhu 0 nje inxhinier .... 2 + 2 = 4 pak a shume(rasti im) nje avokat .....2 + 2 = 5 fiks e s'e lu topi
Hehe, shume do shkonte posi, shume do shkonte edhe ajo shifra me gjashte zero ke llogaria bankes..:)))))
Eh, sa te dhishme ka me avokatet, shif nje dhe per ty,i nderuar Ing.: Takohen nje avokat dhe nje inxhinier duke peshku ne Karaibe. Ia ben avokati:une jam ketu se mu dogj shtepia me gjithe placke dhe sigurimet mi paguan te gjitha. Thote inxhinieri:kurse une se shtepine me gjithe placke ma perlau nje permbytje. Sigurimet mi paguan te gjitha. Avokati mbetet pak i hutum e me ne fund i thote: "Po mire ore, si dreqin ja bere qe shkaktove permbytjen?!?"
Ja edhe ca:
-Ku ndyshon nje qen i vdekur nga nje avokat te vdekur te shtypur ke rruga?-Ka shenja frenimi para qenit.
-C'ndyshim ka mes nje avokati dhe vampiri?-Vampiri te pi gjakun vetem naten...
- Kush eshte ndryshimi mes nje avokateje femer dhe nje pit bull-i? Buzekuqi...
Mm, mos duhet t'i coja gje ke tema e barcaletave, se mos na versulet pronari (me te drejte) per lemshin, jo per gje...
ej degjo,...mos e merrni personalisht ju tre postuesit e fundit ..po perpiquni cik me shume ...do mbaj venger veshtrimin ke ky topiku dhe kush thote dhe nje varcalete tjeter koti : u censurua
Ej akoma s'kam njoft cifute ketu ne Lyon se ne pergjithesi ata e bejne trafikun e diamanteve. Po me siguri qe edhe ata do konfirmojne ate qe mendoj dhe une them qe arrin maksimumin e kara(t)ve ekzistues kur je me te kuqe. Per rozen te thashe qe s'di c'te mendoj pa e pa me syte e mi.
Oups! e dhieva tani kshu qe po iki pa henger ndonje coke!
000NUL hej hej prit shack-owner se me sakte duhej te ishte 1001SOH athere 2002STX une jam nje 0 lind pyetja ca eshte 1 1-sh pastaj perseri 3003ETX leri euforiket te gezojne 4004EOT
Ua, shi Gucja, edhe nje pyetje te pafajshme e ndote kshu ti re? Jam diamant i paster me xixa una, puro diamant.....s'me shef dot as me te kuqe as me roze veshur, se te verboj syte pastaj!!! Me i sakte tjeter here,Guce
Pronaro, qeke bo njefare kapitalisti ti..me keq se multinacionalet!!! Po pse tere jeta vullnetar ke kjoska jote do i iki Guces e? Apo ke filluar te dyshosh per qellime hegjemoniste te tij (tani manager me pas kush e di) e ke frike mos ndonje dite te te beje ndonje hostile takeover e te te shpronesoje?
Guce, po pate nevoje per konsulence juridike ti, mos ki merak, po fol, se me mban ere shkeljeje te te drejtave kushtetuese ketu.
O Kike e shef me qe e krijova ate gjone e frikshme. Avokaten e kena, tani vetem nja dy tre te forte qe perballojne dhunen policore na duhen. Po ja te pyes nje here konviktorin ose psychon se mos na ndihmojne.
Ore me qe ra llafi ku eshte zhduk psycho se duhet me e pyte se ku mund te gjejme nje video prozhektor per te festa. Nigjove (dmth lexove?) o Psycho? kthe xhevap!
vallahi or ti edhe une alergji e kom fjalen sindikate. po meqe sparking ofroi ndihme profesionale...ne rast se guçja ben fushate per te ndryshu statusin ne kjoske...po ja dhe une nje dore ta me nje nje strukture te re kollonash mbajtese per kjosken. kshtu qe me dasht me e hudh njeri per mungese leje...do lodhet mjaftushem
O Kike a e shef se sa i kom konsolidu pozitat ne qoske a jo? As zoti krietari i bashkia s'na e shem dot mo qosken. Ej po bohu pak i gjalle se po duket si humor kinez tani. Shkrujme vete e qeshim po vete.
Mire Gucja sindikalist, po pse kshu mu hodhen kundra dhe te tjeret? Ah po perpjekjet e mia per ti hapur fusha te reja komuniki shoqerise mu perballen me nje grup anarkistesh qe sulmojne status kuone. Degjoni ketu tani, ju qe jeni mbledhur ke shtepia e partise dhe beni mbledhje te vogla celulore (se po u afron dhe data 8 nentor), une do ti shkel me thunder te rende dhe te forte te gjitha perpjekjet qe behen per te rrezuar kjosken dhe manaxheret e saj. Pervec te tjerave jam i bindur qe nuk e gjeni dot konjakun me shumice kaq lire sa une.
I bej thirrje antireaksionareve te tjere ne forum te ngrene zerin !
ne dhe forumi. u beme dhe me forum tani ai po merr jete vete. gucja megjithkete nuk resht se shkruari emailet e tija te gjata me thashetheme dhe emra njerezis ku i dihet se shpejti do filloje ti veje edhe atesine edhe mbiemrin emrin e moces gjyses e kshu me rralle
ku e kisha llafin? asgje po ndihem i lumtur ketu ne kete shtepi te re
ORE KIKE mjaft luajte me ndjenjat tona anti komuniste se s'te me uje as kjo. As mos u mundo te joshesh forumbistat e ndershem me cmimin e konjakut! Qosken s'do me ta shem njeri (nga ne te pakten se zoti krietari thone qe po s'i dhe pare edhe ta shem). Perkundrazi ne duam qe ajo te lulezoji (po jo lule bari se na vje xhaxhi polici pastaj). Prandaj ti duhet te na e shperblesh kete punen tone dashamirese!
U cava tu kerku shenjren e pareve aty ke ato mrrokllat po edhe aty e ka zhduk katili. A e dini si po me duket si Louis De Funes te Kopraci!
u absentova per 3-4 dite o i nderuar pronari i qoskes se isha per disa vizita ne spital keto dite dhe besoj se do ma falni mungesen. Por po verej dhe disa mungesa te tjera si pershembull ajo e Mikut qe na do te miren dhe te disa personave te tjere pak a shume legjitime te diteve te para te forumBit.Duhet te fillosh te mbash içik rregull te qoska, se po te vje e po ta merr policia financiare. Po me vjen pak ere rebelimi ketu dhe duhet ta shtypesh me vaj, uthull ne raki. Po na e morin ne dore forumin qumeshtoret dhe ne babagjyshat e jetes se shthurur na e futen me shqelm bytheve. Ngreje zonin kike ta nigjojn keta se kush jemi. Hajt shnet pra.
o pronaro na shkruj ndonjehere mor ti, ca ke bo e ca s`ke bo. po se ke marre vesh kush jam, e gjen te topic "did my time", te pershkrimi i Guçes, se s`rri dot ai pa u marre me thashetheme. Hajt shnet plako se kam shume pune
Pronaro te nisa nje e-mail, emrin dhe disa te dhena paraprake. Me thuaj nqs nuk mjaftojne per te bere rregjistrimin (na myti kjo burokracia, gjithandej do dali ndonje pengese )