Post Info TOPIC: Kinematografia Shqiptare
shqipo

Date:
Kinematografia Shqiptare
Permalink   


Ndoshta si i ri qe jam s'e kam vene re, po meqe te dy pronaret jane kinematografista (uh, sa fjale e gjate, u lodha), te diskutojme pak per kinematografine Shqiptare: e kaluara, e sotmja, dhe e ardhmja. Mesazhet mund te variojne nga kujtimi i batuta te forta, tecfare llampash duhet te perdoren kur xhiron me Cannon GL-1.

Ja po e nis une i pari: ndonese ka 10 vjet qe s'e di tamam gjendjen e kinematografise Shqiptare, nga c'po degjoj, filmat qe jane bo jane me shume te tipit filozofike-dramatiko-dokumentaresk. Nuk po diskutoj nese jam pro ose jo. Pyetja eshte: si nuk jane bo filma aventure (action)? A ka ne Shqiperi regjizore qe mund te realizojne keto lloj filmash? A i pret tregu/spekatori?

Presim mendimet tuaja.

__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

yff ca topiku...ka vend per posta te zgjatura..une do fut 2centshin tim neser...sa per sot...me GL-1 pirdhi me te mu ne drita ,..xhiro vetem diten se naten te del e kuqja si e xhindosur  ja ben vap vap ne monitor...

__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Ju lutmi mos na e boni shume teknike se s'do lexojme forumin me fjalor teknik ne dore!


Sa per ate qe thoje ti Ledio per kinemane shqiptare mu me duket normale qe kinemaja te ne te jete filozofiko-dramatike-dokumentareske. Se pari kjo eshte nje tendence qe eshte pak a shume ne tere evropen lindore. Kam pershtypjen qe e kemi te nevojshme te çlirohemi nga ca vujtje qe na kane lene mbresa te thella. Duke qene se tani askush s'do ta na "degjoje" t'i qajme hallet se ka frike se duhet te na ndihmoje atehere e vetmja menyre per te nxjerre ate keqen ngelen filmat qe sidoqofte ketyre ketej do i kushtojne vetem nje bilete kinemaje. Dhe kete investim keta e rentabilizojne shume kollaj me koshiencen e tyre duke thene "bravo me qofte nuk shkova te shof nje film amerikan me buxhet kolosal per te cilin te gjithe flasin po nje film qe s'e dinte njeri qe kish dale. Jam nje intelektual i vertete!" (kjo e fundit e vlefshme per ne france s'e di per vendet e tjera)


Plus kesaj tere kinemaja europiane shume pak filma action ben. Se pari se s'eshte aspak ne traditen e kinemase evropiane dhe se dyti se ajo do aq shume pare qe ketu s'i siguro dot kurre. Pervec Luc Besson qe i ka bo paret me filmat e tij ne Amerike s'para ka produktore qe te bejne filma action ketu. Shkurt muhabeti paret i kane Kikja e Dori kurse mente Psycho me Nanen.(kjo qe thjeshte per nga vendndodhja e personave dhe jo taman per personat) Dhe ne rrime e lejme lesht tere diten te kjoska Kikes e Dorit! Hajde me te ikim me nai kjoske evropiane (qebaptore dmth)


Pra plako as mos e co neper men te shofesh Artur Gorishtin tu shpetu nai gratacele nga terroristet apo Mariza Xhuvanin tu luftu me nai Alien!  



__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Guce, ke te drejte kur thu qe nuk eshte ne traditen e Evropes te beje filma action. Shume gjona s'jane ne "traditen" e Evropes, prandaj robt vijne ne Ameriqi te eksperimentojne e clirojne idete e tyre Nejse, te filmat. Eshte e vertete edhe qe filmat Lindore te tille jane. Tashti pytja eshte, a me te vertete publiku do vetem filma te tille (filozofiko....) apo keto i serviren sepse keshtu duan producentent/krijuesit/regjizoret?

Une maj men qe kur dilshin filma me "herkula" apo ato filmat e vjeter me martial arts te vjedh ne Greqi (fillimi i viteve 90), kinemate (qe kishin ngel) ishin plot. Jo per gjo po ne shquhemi si popull sherrxhi dhe, logjikisht, na pelqejne filmat me sherre.

__________________
Kartushi

Date:
Permalink   

ose mund te behet dhe nje film i tipit "Godfather" ku mafiozi kryesor i keq eshte Reshat Arbana dhe Robert Ndrenika eshte polici i mire qe do te shkaterroje kete familje mafiozash,  dhe ku Eva Alikaj eshte vajza e mafiozit dhe bie ne dashuri me cunin e policit (te cilin e luan Ndricim Xhepa).....ua ca blockbuster-i!!!!!



__________________
jean-luc

Date:
Permalink   

Si kurre me pare Gucja flet si mret....


Thote jean-Luc


edhe action ska per ti ardh anes njeri edhe nese populli yne gjakdashes e kerkon me insistim


shifni Tirana Film Festival po ju erdhi rasti. Psycho dhe Jean-Lyku kane gjera per te te thene



__________________
jean-luc

Date:
Permalink   

prit prit se se lexova mire gucen


 


hemmmm ne i kemi leket mer vampir?


mire pra.....hajde pi pra ke kjoska edhe porosit noi sandviç hemmm gelboqen mrena e ke'


 


 


mos mbill vrer per shoket se shoket e pine



__________________
Guçja

Date:
Permalink   

Qyqa me Zhan-lyko pse s'ma paske kuptu tamaforen ti mu mre?! Una desha gja me thone si paret ishin ke lagjia juve e jo ke lagjia neve. Po jo si paret i keni ju! Plus qe une e lexova intervisten tate dhe e pashe shume mire qe ne nivel shkolle ishte pikerisht e kunderta! Tashi rrogen e Kikes ke Sony nuk e di una! Kjosken e hapi ai! Se ku i gjeti paret ate e di ai! Ne fun te funit "paret e shqiptarve jane me te pastrat ne bote" ka thone Sala!!!! Mos c'mu desh qe e shkrujta kete te fundit se kush duro Brian tani qe do vije te na boji ekspoze per te na vertetu qe shqiptaret merren me pislliqe! 

__________________
jean-luc

Date:
Permalink   

ti je dhe berishian i keq mer me sa maj men. me kane qe vret e pret...nejse se spo hap kshu temash ke kinematografia se ska lidhje.

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

o Guce, po c'paske qene per te ngaterru temat e per t'i bo te gjithe per sherre mer' amon!

Te pakten kete teme leje rehat e shko zihu te ajo e sherrit.

Megjithese...kjo provon edhe njehere qe ne na mungojne filmat me action dhe ne shqipo e nxjerrim ne kete menyre agresivitetin tone

__________________
shqipo

Date:
Permalink   

Nga "Koha Jone"

URA LIDHESE MIDIS KULTURAVE NDERKOMBETARE

Per here te pare ne Shqiperi celi dyert Festivali i Filmit me metrazh te shkurter "'Tirana -Film -Fest''.Nje eveniment ne rang nderkombetar ku marrin pjese 82 konkurrente nga 30 vende te ndryshme te botes. Ky eveniment do te prezantoje ne kinema Millenium-2 filmat me metrazh te shkurter,qe zgjasin deri ne 30 minuta per cdo krijim,filmat dokumentare,filmat e animuar dhe punet eksperimentale.ndersa me daten 7 dhjetor, ne Pallatin e Kongreseve, nen drejtimin e nje jurie te perbere nga Mick Hanigam nga Irlanda,Luc Bernier nga Franca dhe drejtori i Festivalit Gjergj Xhuvani,do te behet vleresimimi i krijimeve nga te gjitha kategorite pjesemarrese te ketij evenimenti madhor.Ishte pikerisht iniciativa e Bashkise te Tiranes qe mundesoi kete festival, i cili aktualisht eshte ne faze eksperimentale duke krijuar nje ure lidhese midis kultures tone dhe asaj nderkombetare. I rendesishem eshte fakti se ne kete edicion te pare, nga 82 artiste pjesemarres 13 krijime i takojne Shqipetareve dhe Kosovareve. Nder keto permendim Vasjan Lamin, i cili paraqitet per here te pare si regjizor me filmin me metrazh te shkurter "'Lypesi'' ,Bujar Alimanin me filmin "'Katoj'',Pluton Vasi, Albert Malltezi dhe Artur Dautin,tre regjizore nga Kosova,Valter Lucaj me filmin "'Zhurme mengjesi'',Ylli Citakun me filmin "'E tash''dhe Burbuqe Berisha me fiction "'Kosova 9/11''.Gjithashtu eshte per t'u permendur edhe bashkeprodhimi shqiptaro-amerikan "'Dikur vallzoja lakuriq" me regjizor Dorian Ahmetin.Filmi dokumentar perfaqsohet nga Eno Milkani me prodhimin e tij "'Edeni i braktisur''dhe Erford Kule.Ndersa filmat e animuar kane vulen e origjinalitetit shqiptar te viteve te kaluara.Dhe si perfundim punet eksperimentale perfaqsohen ne kete gare nga studentet Shqiptare e Kosovare.Duke shpresuar qe ajo c'ka kane krijuar shqiptaret artdashes, me vitalitetin dhe energjine e tyre shpirterore, s'na mbetet gje tjeter vecse te presim rezultatet perfundimtare.


__________________
Jean-Luc

Date:
Permalink   

Korrigjim, hehehe


 


Gjithashtu eshte per t'u permendur edhe bashkeprodhimi shqiptaro-amerikan "'Dikur vallzoja lakuriq" me regjizor Dorian Ahmetin.Filmi dokumentar perfaqsohet nga Eno Milkani me prodhimin e tij "'Edeni i braktisur''dhe Erfort Kuke me filmin "Asphilotrine".Ndersa filmat e animuar kane vulen e origjinalitetit shqiptar te viteve te kaluara.Dhe si perfundim punet eksperimentale perfaqsohen ne kete gare nga studentet Shqiptare e Kosovare.Duke shpresuar qe ajo c'ka kane krijuar shqiptaret artdashes, me vitalitetin dhe energjine e tyre shpirterore, s'na mbetet gje tjeter vecse te presim rezultatet perfundimtare.



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

festivali filmit ishte bukur... mu me pelqeu te pakten...mgjse frekuentimi zero..por ne fund te fundit me mire per ata qe ishin te interesuar se leviznin neper salle per nje spot me te mire si ne shpi te vet...degjova me shume se 2 here muhabet midis regjizoresh qe i jepnin zemer njeri tjetrit "don't take it personal"...per punen e frekuentimit dmth hehe

oooohh jete "borgjezi" hehehe...kafe ne mengjes...shifje grupin e pare te filmave ne oren 11.00...beje car beje gjat dites dhe vije perseri ne 15:00 me te njejtin badge te sajum ose ftese te rraskapitur nga perdorimi i perditshem dhe shifje grupin e dyte...robt e perhershem u bene miq natyrshem...bukur bukur(ah po...sqarim...un jam 2 jave pushim meqe nuk e kam konsumuar lejen gjat veres...hehe)

filmat as po nis ti komentoj se do me duheshin me shum se 1 pale duar...po ja vlenin dmth

por per psycho dhe jean-luc meqe i kam ketu kam nja dy gjera:

te dy filmat ishin goxha interesante...spo dua ti komentoj per tematiken se te jem i sinqerte mu duken shume personale sidomos i jean-lucut...sidoqoft dmth me dasht me ju bo kompliment ishin tamam poezi filmike por shume personale dhe jo per publik te gjere...kategorizimit experimentale me shum i permbahej e jeanit se e psychos ishte si me e planifikuar...mgjse ju e dini me mire ket pune

qe te hyj ne teme tamam...psycho ate martin bejlerin e njof mire...vllai i tij i madh esht shoku im i ngushte...gjithashtu te filmi njofta dhe arencin se e kam pat ne gjimnaz te qemali per ca kohe

o jean-luc ty te njoh me duket po qe mos tja fus kot dmth me mire ta vazhdojme biseden ne email si thua

adresa ime eshte

joe_the_king@email.com

me thuaj ne c'adrese te te shkruaj

si perfundim...psycho nje pyetje teknike kisha per ty... "Asphilotrine" eshte fjale e sajuar apo ekziston?...sepse mua me figuron vetem ne titullin dhe ne shpejgimin e filmit tend dhe asgjekundi tjeter...

ajt shnet pra flasim...



__________________
Pronari Kjoskes

Date:
Permalink   

Me verte frekuentimi dobet? Une po thoja do mbushet plot, zhurmen ne internet e ne lajme (perpara se te fillonte) e beri te madhe....pirdhi me te thuaj s'ha pyk ky popull,...

__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

tani...se mbase u shpreha vrazhd me frekuntim dobet...fakt eshte qe shihje pothuaj te njejtat fytyra te millenium 2(perjashto regjizoret qe kishin ardhur dhe jurine)...salla mbushej po jo ashtu sic prisja dhe une...vinin dhe studente po cuditerisht jo mjaftushem...nga artet prisja me shume...plako ske car i ben..kshtu esht

__________________
ink

Date:
Permalink   

kot s'thon qe cudia me e madhe zgjat tre dite ( ne lajme, internet, e muhabet e iku interesi per shqiptaret)


 


tani si i behet per ne te denuarit ne exile te shohim ndonje prej filmave ose "reviews"



__________________
jean-luck

Date:
Permalink   

ne në migracion na behet qefi qe ka edhe njerez qe e heqin nje pjese te kohes te tyre te ikin e te shohin "art" nejse une e psiko e quajme teknizem....flmndrt per komentet   me siguri njihemi shkruj ku te dush ke emaili ne faqen dirty lenses    b**** je nga me te nderuarit ne forum edhe te tjera


dor_ahmeti@hotmail.com



__________________
Psycho

Date:
Permalink   

Po ty b***** je rrofsh per komentet .. ej po me verte skishte shume njerez e ?? megjithse mua me thane qe festivali kishte filma shume te mire dhe doli goxha i arrire si per shqiperi dhe si per here te pare ... por ma pret mendja qe njerzia ne tirane nuk kane ndonje interese te madh per kshu gjonash ...


mua me thane qe asnje nga njerezit qe njohim nuk ishte dhe une pretendoja se ne tirane njifja dhe njerez qe i interesonin gjera te tilla ...


Asphilotrine eshte nje term qe e kam shpikur vete b*****je dhe gjithe textin shkencor te fillimit e kam shpikur por ja munduar te rri brenda llogikave te mia ... nejse do desha te na jepje ndonje mendim dhe ndonje koment se me intereson te di si e more, me cfare syri e pe car mendove etj ... ja dhe une po ta le adresen ti me ktu


erikuke@yahoo.com


PS nese njef martinin dhe arencin me njef dhe mua dhe une lirin e kam takuar gjithatohere me shoqerine e vet e mbase te kam pare dhe ty



__________________
b-****-****

Date:
Permalink   

jean-luc dhe psycho ju kam kthy pergjigje ne mail...

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard